The script

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

The Script[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The Script janë një pop-rock i formuar më 2001. Grupi përmban një vokalist/pianist kryesor, Danny O’Donoghue, një vokalist/guitarist Mark Sheehan, dhe një baterist Glen Power.
Grupi realizoi albumin e tyre kryesor në gusht të 2008, duke përfshirë këngët “The Man Who Can’t Be Moved” dhe “Breakeven(Falling to Pieces)”. Albumi arriti vendin e parë në Irlandë dhe Britaninë e Madhe. Albumi i tyre i dytë, Science & Faith, u realizua në shtator të 2010, dhe përfshin këngët më të njohura “For The First Time” dhe “Nothing”. Albumi arriti në vendin e parë në Irlandë dhe Britani Të Madhe, si dhe vendin e tretë në Billboard 200. Në albumin e tyre të tretë, kënga me e famshme ishte “Hall Of Fame”, në bashkëpunim me artistin hip hop, Will.I.Am. Më 2014, ata realizuan edhe albumin e tyre të katërt "No Sound Without Silence" i cili zuri vendin e parë, dhe përmbante hitin “Superheroes”. Në përgjithësi, ata kanë shitur mbi 20 milion CD të albumeve.
Ishte kënga The Man Who Can’t Be Moved i cili i bëri të famshëm, por edhe hyrja e Danny-t në The Voice i hapi të gjitha rrugët e suksesit per ata. Ata kanë qenë edhe si grup mbështetës për Lenny Kravitz.
Veqanti e The Script është se këngët që i shkruajnë i bazojnë në jetën private.
Muzika e The Script është shfaqur në televizione të famshme si: 90210, Ghost Whisperer, The Hills, Waterloo Road, EastEnders, Made In Chelsea dhe The Vampire Diaries. Prijësi i grupit, Danny O’Donoughue ishte poashtu gjyqtar në The Voice UK për sezonin 1 dhe 2, para se ta linte shfaqjen që të fokusohej më tepër në grupin e tij.

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Danny O’Donoghue dhe Mark Sheehan ishin shokë të ngushtë prej se ishin 12 vjeç duke u rritur në Dublin. Ata ishin pjesë e një grupi të quajtur MyTown, që u formuan më 1996. Pas formimit të një kompanie producimi dhe të shkrimit të këngëve, ata u ftuan në Canada të bashkëpunojnë me disa nga heroët e tyre, përfshirë Dallas Austin, Montell Jordan dhe Teddy Riley. Ata ishin në SHBA për disa vite dhe fituan një kontratë derisa kompania e anuloi atë kontratë.
Ata qëndruan në Los Angeles dhe punuan atje si producentë, tekstshkrues dhe producentë këngësh për këngëtarë si Britney Spears, Boyz II Men dhe TLC, por më vonë u zhvendosën në Dublin, ku ata u bënë bashkë me bateristin Glen Power, për grupin e tyre të ri, THE SCRIPT. Grupi u nënshkrua nga Phonogenic më 2005, dhe realizoi një këngë në Last.FM.

2014: No Sound Without Silence[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi i 4-të i grupit është titulluar No Sound Without Silence dhe kënga kryesore nga albumi, Superheroes, u realizua më 31 korrik 2014. Albumi është përshkruar si paraprijës për albumin e tyre të ardhshëm, me shumë këngë të regjistruara në rrugë, pas përfundimit të koncerteve, nga Danny. Albumi u realizua më 15 shtator të 2014.
Koncertet e pandalura të tyre vazhduan për 11 muaj rresht, në Evropë, Azi, Amerikë Veriore, dhe Australi, ku u përfshinë 63 stadiume, dhe 18 festivale.
Çmimet e fituara kryesore janë : 1 World Music Award 3 Meteor Awards 2 Brit Awards.
Poashtu, edhe mbretëresha i ftoi personalisht që të këndojë për të.

Çmimet dhe nominimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Çmimet Kategoria Rezultati
2008 World Music Award Best Selling Irish Act Fituar
2009 Meteor Ireland Music Awards Best Album Fituar
2010 Meteor Ireland Music Awards Best Live Performance Fituar
2011 Brit Awards Best International Group Të nominuar
2012 World Music Awards World's Best Group Fituar
2013 Brit Awards Best International Group Të nominuar

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. https://web.archive.org/web/20130124024624/http://www.thescriptmusic.com/gb/biography
  2. https://web.archive.org/web/20141107210051/http://www.4music.com/artists/The-Script
  3. http://www.independent.ie/entertainment/music/oh-danny-boy-script-revel-in-chart-success-26470692.html
  4. https://web.archive.org/web/20120601213610/http://www.guardian.co.uk/tv-and-radio/2012/may/27/danny-odonoghue-script-voice-interview
  5. http://www.sputnikmusic.com/review/36503/The-Script-The-Script/
  6. http://www.independent.ie/entertainment/music/oh-danny-boy-script-revel-in-chart-success-26470692.html