Thjerra torike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sipërfaqja e thjerrëzes torike si "kupë" (lart-djathtas) nga një torus (këtu R = 1.2 r.

Një thjerrë torike është thjerrë me fuqi optike dhe gjatësi fokale të ndryshme në dy orientime perpendikular në njëra-tjetrën. Njëra nga sipërfaqet e thjerrëzes ka formën e një “kupe” nga një torus (shih figurën djathtas), derisa tjetra është zakonisht sferike. Thjerrat torike përdoren në syza, thjerra kontaktuese dhe thjerra intraokulare për të përmirësuar astigmatizmin.

Torusi[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Torusi.
Një torus krijohet kur një rreth me rreze r rrotullohet rreth një boshti në të njëjtin plan me rrethin (këtu boshti z) në një distancë R nga qendra e rrethit.

Një torus është trup hapësinor që rezulton me një rreth me rreze r që rrotullohet rreth një boshti brenda të njëjtit plan ku ndodhet edhe rrethi, në një distancë R ku ndodhet qendra e rrethit. Kur R>r, sipërfaqja do të jetë e ngjashme me torusin unazë. Rasti i R=r korrespondon me torus cepor, i cili është një torus pa “vrimë”. Rasti R<r përfshkruan një torus të vetë-ndërthurur boshtor. Kur R=0, torusi degjeneron në sferë.

Kur rrezja e madhe R bëhet 0 (këtu nga djathtas - majtas), torusi bëhet sferë.

Rrezet e lakueshmërisë dhe fuqia optike[redakto | përpunoni burim]

Rrezja më e madhe e lakueshmërisë së sipërfaqes së thjerrëzes torike, R+r, korrespondon në fuqinë e thyerjes më të vogël, dhe shprehet sipas ekuacionit:

,

Ku n është indeksi i thyerjes së thjerrëzes. Rrezja më e vogël e lakueshmërisë, r, korrespondon me fuqi më të madhe të thyerjes, dhe shprehet sipas ekuacionit:

.

Pasi R+r > r rrjedh që S<s. Thjerratsillen përafësisht si një kombinim i thjerra ve sferike me fuqi optike s dhe i thjerra ve cilindrike me fuqi s-S (në oftamologji dhe optometri, S<s quhet fuqi cilindrike e thjerrëzes).

Në të dy rastet kemi të bëjmë me forma rrethore. Mirëpo, ndryshe nga supozimi popullor, thjerrat torike nuk janë rrotullim elipsoid.

Rrezet e dritës dhe fuqia e tyre optike[redakto | përpunoni burim]

Rrezet e dritës brenda planit (x,y) të torusit thyhen sipas rrezes së madhe të lakueshmërisë, R+r që do të thotë se kanë fuqi më të vogël të thyerjes S.

Rrezet e dritës në planin e boshtit rrotullues (boshtit z) të torusit thyhen sipas rrezes më të vogël të lakueshmerisë r, që do të thotë se kanë fuqi më të madhe të thyerjes s.

Si rrjedhim, ekzisojnë dy fuqi të ndryshme të thyerjes në orientime perpendikulare në njëra-tjetrën. Në orientime të ndërmjetme, fuqia e thyerjes ndryshon gradualisht nga vlera më e madhe në atë më të vogël, ose e kundërta. Kjo do të kompensohet me aberracionin astigmatik të syrit.

Thjerrat atorike[redakto | përpunoni burim]

Me projektime kompjuterike-kontrolluese moderne, teknika të fabrikimit dhe lustrimit, mund të fitohen korrektime të mira për çdo kënd të shikimit duke lejuar derivime të sakta nga format torike. Këto quhen thjerra atorike.[1][2] Ato janë të lidhura me thjerrat torike në mënyrë të njëjtë siç lidhet thjerrat asferike me thjerrat sferike.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Meister, D.: Principles of Atoric Lens Design, in: Lens Talk, Vol. 27, No. 3 (Jan. 1998)
  2. ^ Volk, D.: Aspheric Lenses, in Duane's Ophthalmology, chapter 50 (Lippinkott, Wilkins & Williams / Wolters-Kluwer Health, Chicago, USA)