Jump to content

Tiangong 1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tiangong 1

Tiangong 1 (manderin: 天宫一号) Aerobati "Tian Gong Nr.1" është prototip i laboratorit hapësinor të Kinës. Ky aerobat në formë cilindri ka si detyrë kryesore takimin dhe bashkimin në kozmos me anijen kozmike "Shenzhou".

Si një laborator i vogël eksperimental hapësinor, "Tian Gong Nr.1" ka jetëgjatësi dyvjecare. Në dy vjetët e ardhshëm pas lëshimit të këtij aerobati, Kina do të lëshojë me radhë edhe anijet kozmike "Shenzhou" nr.8, nr.9 dhe nr.10, të cilat do të takohen dhe bashkohen përkatësisht me "Tian Gong".

"Tian Gong Nr. 1" është aerobati kozmik kinez me vëllimin dhe peshën më të madhe. Pesha e tij arrin në 8.5 tonë, lartësia e tij është 10.4 metra dhe diametri maksimal arrin në 3.35 metra.

Nga pamja e jashtme, "Tian Gong Nr.1" duket si një cilindër i shkurtër dhe i trashë. Në brendësi, ai përbëhet nga dy kabinete, kabineti laboratorik dhe ai i burimit. Në pjesën ballore të aerobatit ndodhet kabineti laboratorik. Në fillim të këtij kabineti ndodhet një aparat bashkimi dhe aparate të tjera për të mundësuar takimin dhe bashkimin me anijen kozmike. Në këtë kabinet, kozmonautët bënë eksperimente mjekësore. Kabineti i burimit i ofron aerobatit energji fluturimi dhe gjithashtu ndodhet atje kabineti i mbyllur ku qëndrojnë kozmonautët.

Gjatë fluturimit në orbitë, aerobati "Tian Gong Nr.1" do të qëndrojë paralelisht me Tokën. Kabinetet, tavani dhe dyshemeja janë me ngjyrë qymështi dhe kaki, që kozmonautët të ndihen në një mjedis të rehatshëm. Në aerobat mund të qëndrojnë bashkërisht dy kozmonautë.

Tani, fluturimi i mjetit hapësinor me pilot ngarkohet me një mision të rëndësishëm, transferimin e laboratorit hapësinor në kozmos. Kjo do të bëhet për shumë vrojtime shkencore të cilat nuk mund të zhvillohen në tokë. Gjatë viteve '90, qeveria kineze filloi projektin e fluturimit të anijes kozmike dhe përcaktoi strategjinë e zhvillimit të "3 hapave", për të ndërtuar stacionin afatgjatë kozmik. Lëshimi i mjetit hapësinor "Tian Gong Nr.1" do të jetë një proces i rëndësishëm teknologjik në hapin e 2-të. "Tian Gong Nr.1" do të bashkohet me anijen kozmike me kozmonaut, për të zgjidhur problemin e shfrytëzimit të stacionit kozmik të mirëmbajtur me njerëz për periudhën afatshkurtër.

Ky plan-projekt planifikon disa hapa siç janë: lëshimi i anijes kozmike me pilot, krijimi i projektit eksperimental të anijes kozmike me pilot dhe zhvillimi i eksperimenteve në stacionin hapësinor. Hapi i dytë: bashkimi i laboratorit hapësinor me anijen kozmike etj. Hapi i 3-të: krijimi i stacionit hapësinor

Për më shumë se 50 vjet zhvillimi, sektori kinez i fluturimeve kozmike ka pësuar një hov të madh zhvillimi. Deri tani, Kina është bërë një nga 3 vendet e botës që bëjnë më shumë fluturime në kozmos, duke vendosur një bazë të mirë për zhvillimin e fluturimeve kozmike me pilot.

Në të njëjtën kohë, "projekti më i shtrenjtë i njerëzimit", "stacioni kozmik ndërkombëtar" ndodhet në fazë ndërtimi. Në këtë projekt marrin pjesë 16 vende si SHBA-ja, Rusia etj. Prandaj, sektori i fluturimeve kozmike me pilot, në Kinë, duhet të zhvillohet për një periudhë të gjatë.

"Tian gong Nr. 1" është laboratori hapësinor me kozmonautë dhe peshon 8.5 tonë. Ai është mjet hapësinor me teknologji të re dhe me një jetëgjatësi dyvjeçare. Sipas planit, "Tian Gong Nr.1" do të përfundojë katër misione të rëndësishme brenda dy viteve.

Së pari, misioni kryesor i "Tian Gong Nr.1" është bashkimi me anijet kozmike "Shenzhou Nr.8" , "Shenzhou Nr.9" dhe "Shenzhou Nr.10".

Së dyti, pas bashkimit me anijet e tjera, do të krijohet një bashkim i vetëm, ndërsa "Tian Gong Nr.1" do të kontrollojë dhe administrojë këtë formë bashkimi duke përfshirë orbitën, mjedisin atmosferik, temperaturën, lagështinë, presionin dhe oksigjenin brenda kabinës.

Të treti, "Tian Gong Nr.1" do të zbatojë disa eksperimente përkatëse shkencore. Ekperimentet janë të ndara në 5 kategori siç janë: Eksperimente shkencore në hapësirë, Esplorim fizik hapësinor, Eksperimente për vëzhgimin e Tokës, eksperimente mjekësore për kozmonautët pas ndërtimit të stacionit kozmik dhe eksperimente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së kozmonautëve.

Gjithashtu, aerobati "Tian Gong Nr. 1" do të zhvillojë përvoja teknike për laboratorin hapësinor dhe stacionin e ardhshëm hapësinor.

[1]