Jump to content

Tipet e Socket te CPU-së

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Procesoret e kompjuterit kane nje shtepi. Quhet socket (ne shqip perkthehet “fole” ose “zgaver” por per qartesi do te perdorim socket). Shumica e njerezve nuk i japin shume rendesi kesaj pjese te vogel hardware sepse ka nje ndikim funksional ne dukje te vogel. Kjo sepse socket nuk kane nje ndikim specifikisht ne performancen e kompjuterit. Po pse duhet te na interesoje? Nese do te kesh ndonjehere per qellim qe te permiresosh performancen e procesorit, socket-i ne motherboard do ta limitoje nivelin e permiresimit qe mund te zgjedhesh. Socket-et jane gjithashtu korniza e se ardhmes se hardware – ekzistenca e tyre eshte pjese e ekosistemit te kompjuterit, edhe pse nuk eshte e garantuar qe keto socket te jetojne pergjithmone.

Cfare eshte nje socket?775-478-socket-cpu-adapter

Nje socket procesori ne funksion eshte i ngjashem me ate gypin e perparme te nje elektriku drite. Eshte nje lloj pajisjeje qe sherben per te lidhur nje objekt me nje rrjet me te gjere objektesh ose aparaturash. Nje gyp elektriku lidh llampen e elektrikut me nje rrjet me te gjere elektrik, duke i dhene fuqine e duhur llampes per te punuar. Nje socket procesori e ben procesorin pjese te kompjuterit tend, duke i dhene energji dhe duke qene nje menyre e mire per te transferuar te dhena nga procesori ne pjesen tjeter te kompjuterit. Kompjuterat moderne gjithmone e vendosin socket-in e procesorit ne motherboardin e sistemit. Me pare ekzistonin disa konfigurime te tjera, perfshire edhe procesore qe montoheshin me nje kasete ne motherboard si nje karte PCI. Gjithsesi, ne ditet e sotme jane me te thjeshte. Nje procesor thjesht futet brenda ne socket-in e tij dhe eshte i siguruar me nje lloj shuli te thjeshte. Socket-et jane perdorur per dekada te tera. Procesoret origjinale Pentium perdornin llojin Socket 5 dhe Intel 386, procesoret e pare te famshem te kompanise, perdornin nje socket PGA me 132 maja (qe do te shpjegohet me vone). Edhe AMD, edhe Intel kane punuar me procesore qe montoheshin me kasete ne te shkuaren dhe nje numer i madh kompanish procesoresh kane ndertuar procesore edhe pa socket qe jane te instaluara direkt ne motherboard.

Pse ka socket-a te ndryshem? Pergjithesisht ka vetem pak tipa te socket-ave te lehte dhe ata kane qene te njejte gjithmone por gjithsesi, ne nje menyre apo nje tjeter, socket-at ndrshojne gjate gjithe kohes. Kjo vjen per arsye te arkitektures se procesorit. Arkitektura te reja procesori vijne ne perdorim cdo disa vjet dhe shpesh here kane nevoja te ndryshme. Dhe as nuk duhet harruar se ka dy prodhues te medhenj te procesoreve; AMD dhe Intel, e secili me arkitekturen e tyre te vecante. Pershtatshmeria mes ketyre dy lloj procesoreve eshte e pamundur.

Cfare lloj socket-ash ekzistojne?computersocket2 Kane ekzistuar shume socket pergjate historise por vetem tre jane te rendesishem sot. Ato jane LGA, PGA dhe BGA.

LGA dhe PGA mund t’i perfytyrojme si te kundert. LGA (land array grid – tabela ne rrjete te sheshte) konsiston ne nje socket me disa maja (kunja) ne te cilat vendoset procesori. Nga ana tjeter, ne llojin PGA keto kunja ndodhen ne vete procesorin, dhe vendosen ne nje socket me vrimat perkatese. Intel perdor LGA ndersa PGA perdoret nga AMD.

Eshte edhe BGA (ball grid array – tabela ne rrjete topi) dhe kjo teknike perdoret per te lidhur nje procesor me motherboardin perfundimisht dhe pergjithmone ne momentin e prodhimit, duke i bere te pamundura permiresimet e mevonshme. Lloji BGA eshte me pak i shtrenjte dhe kerkon me pak hapesire fizike se sa procesoret me socket te mirefillte. Per shkak se eshte i perhershem, BGA edhe nuk mund te quhet socket por kryen te njejtin funksion e keshtu mund te konsiderohet si nje zevendesues i socketit. Ne vitin 2014 pritet qe Intel te filloje te transportoje me shume procesore me socket te llojit BGA dhe prodhues te procesoreve ARM si Qualcomm dhe Nvidia, jane tashme te mbeshtetur ne teknologjine BGA. Cfare nen-lloje socket-ash ekzistojne?AMD_64X2_Dual-Core

Nje procesor qe perdor nje socket te nje lloji ne cecanti do te jete i pershtatshem per cdo motherboardh me nje socket te tille, apo jo? Epo, jo, eshte e gabuar! Tipet e socket-eve si LGA jane vetem nje kategori e jo nje model specifik. Ka shume variacione te socket-ave qe jane ndertuar ne dizanjin baze. Intel i ve emrin socket-ave te tyre LGA bazuar ne numrin e majave. Per shembull, LGA 1155 ka 1555 maja individuale ne socket. Nje procesor i ndertuar per nje socket ne vecanti do te punoje me ate socket edhe nese numri i majave eshte i perafert si rasti i nje procesori me 1156 maja qe mund te punoje ne nje socket me 1155 maja. AMD vepron ndryshe. Emrat i ve ne seri si AM3 ose FM1. Pershtatshmeria perforcohet akoma me shume, edhe pse AMD here pas here edhe ka permiresuar nje socket pa pasur probleme me pershtatshmerine. Kur kjo ndodh, kompania i shton nje “+” emrit te socket-it si ne rastin e AM2+ ose AM3+.

A do te zhduken nga qarkullimi socket-at?

Kompjuterat jane ndertuar me socket-in (ose nje pajisje ekuivalente) si nje pjese thelbesore te ndertimit te tyre. Shumica e komponenteve, perfshire edhe procesorin, duhet te jene te permiresueshme dhe te zevendesueshme per te rritur nivelin e performances. Kjo i jep nje mundesi te mire edhe kompanive te medha, edhe perdorueve te zakonshem qe te ndertojne vete nje kompjuter me te gjitha specifikimet dhe parametrat qe duan.intelatom Tani kjo paradigme e mad he po sfidohet nga zhvillimi i pajisjeve mobile. Edhe pse vete nuk besoj se kompjuterat PC do te dalin nga qarkullimi, besoj se kompjuterat PC do te pesojne ndryshime te medha. Nje nga keto ndryshime mund te jete edhe zhdukja e socket-eve. Ato po prodhohen qe te jene gjithnje e me te vogla e gjithnje e me te lira. Parashikimet jane qe “vdekja” e socket-eve do te jete ne vitin 2014 ose 2015, edhe pse keto parashikime te aferta mund te konsiderohen si shume te shpejta. Intel deklaron se do te kete nje perqendrim me te madh ne BGA por gjithashtu do te vazhdoje te prodhoje edhe procesore me socket LGA. Kjo ka kuptim perderisa deri tani shitjet nuk po kane probleme per Intel. Ajo pjese e entuziasteve qe duan nje permiresim te tille drastik jane nje minoritet me shume para per te shpenzuar. Gjithsesi, vdekja e socket nuk duket se eshte shume prane horizontit. Hardware me eficente do t’i bejne socket-et te duken gjithnje e me shume te panevojshme edhe per minoritetet.