Jump to content

Tipet e shtetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shteti është një territor i organizuar politikisht, që është sovran dhe njihet ndërkombëtarisht. Shteti është një bashkësi njerëzish që ka "monopolin për të përdorur në mënyrë legjitime forcën fizike brenda një zone të përcaktuar mirë". [1]

Një përkufizim tjetër mbi shtetin është ai që e sheh shtetin si një sistem institucionesh publike që janë aty për të rregulluar çështjet e një shoqërie.

Sot, shteti kombëtar modern është forma mbizotëruese e shtetit të cilit i nënshtrohen njerëzit. [2]

Elementet kryesore dhe të domosdoshme të një shteti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga elementet kryesore dhe të domosdoshme të një shteti janë:

-         Territor dhe kufij të përcaktuar qartë.

-         Popullsi banuese e përhershme

-         Qeveri, organizim politik i shtetit

-         Sovranitet dhe njohje ndërkombëtare e tij

-         Ekonomi e organizuar

Elementet kryesore të fuqisë dhe rëndësisë së shtetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër elementet kryesore të fuqisë së një shteti mund të përmendim:

-         Pozicioni gjeografik dhe sipërfaqja e tij

-         Popullsia

-         Pasuritë natyrore

Tipet kryesore të shtetit sipas formës dhe shtrirjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në aspektin gjeopolitik, forma e një shteti është e rëndësishme, pasi ndihmon në përcaktimin e komunikimit të mundshëm brenda vendit, mbrojtjen ushtarake, aksesin në burime dhe më shumë.

Format rrethore të një shteti, pak a shumë simetrike, që kanë distanca relativisht të barabarta nga qendra e tyre në çdo kufi, konsiderohen si shtete më efikase. Një shembull i një shteti të tillë kompakt është Kenia, Ruanda, Uganda dhe Burundi etj.

Format e zgjatura të shteteve (që kanë një formë të gjatë dhe të ngushtë) krijojnë probleme në komunikimin e brendshëm dhe shkaktojnë izolimin e qyteteve nga kryeqyteti, si p.sh. Kili apo Malavi.

Format e ndërprera të shtetit ndodhin kur një shtet ka një pjesë të kufirit të tij që shtrihet shumë më larg se pjesët e tjera të kufirit. Disa prej këtyre llojeve të shteteve ekzistojnë në mënyrë që qytetarët të kenë akses në një burim specifik, siç është një sasi e madhe uji. Në rrethana të tjera, kufiri i zgjeruar u krijua për të ndarë dy kombe të tjera nga të pasurit një kufi të përbashkët. Një shembull i një shteti është Namibia. Po kështu një shtet i ndërprërë janë dhe SHBA, ku Alaska, e blerë nga Rusia, nuk shtrihet në kufinjë e SHBA-së, por më në veri të saj, në pjesën më veriore të kontinentit të Amerikës së Veriut, pranë ngushticës së Beringut, e kufizuar në jug nga Kanadaja.

Shtetet e shpuara janë ato shtete që kanë territore të tjera shtetërore ose shtete brenda tyre. Një shembull i saj është Lesoto, i cili është një shtet sovran brenda Afrikës së Jugut.

Shtetet pa dalje në det shfaqen problematike veçanërisht për tregtinë eksportuese dhe mund të pengojë ekonominë e një shteti. Shtetet pa dalje në det janë kryesisht të zakonshme në Afrikë, kur fuqitë evropiane e ndanë Afrikën në territore gjatë Konferencës së Berlinit të vitit 1884. Pasi këto territore afrikane fituan pavarësinë e tyre dhe u shpallën shtete sovrane, shumë prej tyre mbetën pa dalje në det nga oqeani përreth. Po kështu si shtete pa dalje në det mund të përmendim Austrinë, Serbinë.

[1] Max Weber, Politika si profesion. 1919

[2]Wimmer A., Feinstein Y., (2010). "The Rise of the Nation-State across the World, 1816 to 2001". American Sociological Revieë. 75 (5): 764–790.