Tiroksina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
iroksina (T₄)

Tiroksina është hormoni kryesor i gjendrës tiroide. Sipas strukturës kimike është derivat i aminoacidit tirozinë. Në qelizat e gjëndrës gjendet e lidhur për një globulinë, e cila quhet tiroglobulinë. Ka rol të shumëfishtë në organizëm. Tiroksina stimulon sintezën e proteinave në qeliza, prandaj ka ndikim në rritjen e organizmit. Ka ndikim edhe në zhvillimin e strukturës dhe të funksionit të kores së trurit të madh, e me këtë ka ndikim edhe në zhvillimin psikik. I stimulon edhe proceset e oksidimit në organizëm.

Nëse krijohet sasi e madhe e tiroksinës, atëherë si rezultat i hiperfunksionit së tiroidesë është hipertireoza. Sasi të rritur të tiroksinës zakonisht kemi kur rritet sekretimi i gormonit tirotrop të adenohipofizës. Në këtë rast shfaqen çrregullime metabolike në organizëm, sëmundja e Bazedovit, dhe këta persona dobësohen, djersiten shumë, kanë të rrahura më të shpejta të zemrës, ligështim.

Nëse zvogëlohet sasia e tiroksinës te personat e ritur, atëherë zvogëlohet metabolizmi dhe shfaqen simptoma të ndryshme (kllapia, ligështia, lëkura e thatë, rënia e flokëve, rritja e gjuhës, ndryshimi i ngjyrës së zërit etj). Kjo sëmundje quhet hipotireozë dhe e njëjta te të rinjët shkakton engesa në zhvillimin, ndërsa te fëmijët pengesa në zhvillimin psikik (kretenizmi tireoid). Kur jodi mungon në ujë për pije, atëherë njeriut dhe kafshëve shtëpiake u del gusha. Disa nga sëmundjet më të shpeshta të ven dit tonë janë edhe çrregullimet e gjëndrës tiroide. Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture me dy krahë, që mbështillen rreth trakesë. Funksioni i vetëm i tiroides është të prodhojë hormonet e tiroides, të cilat kanë ndikim pothuajse në të gjithë indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides është të rregullojë metabolizmin e trupit

Zmadhimi i tiroides[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo sëmundje e njohur si gusha, është e përhapur në gjithë vendin tonë. Shkaku parësor i rritjes së gjëndrës tiroide është pamjaftueshmëria e jodit. Jodi është një mikroelement që ndodhet në ambient dhe është shumë i nevojshëm për organizmin. Gjëndra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij të fundit në tiroide formohen disa kokrra ose lobuj, ku si madhësia edhe funksioni i tyre është i ndryshëm. Por zmadhimi i tiroides shfaqet në disa mënyra. Kështu, themi se ka gusha, të cilat shfaqen në mënyrë sporadike si pasojë e mungesës kongjenitale (të lindur) të sintezës të hormonit të tiroides, pra kjo është gjenetike. Por si shkak i përdorimit të disa medikamenteve këto të fundit e pengojnë prodhimin e hormoneve te tiroides. Ka raste kur gusha shfaqet në 10 për qind të popullsisë. Në këto raste quhet si strumë (gushë) endemike.

Grupmoshat më të prekura[redakto | redakto tekstin burimor]

Gusha shfaqet me tepër tek femrat në adoleshencë dhe gjatë shtatzënisë, për arsye fiziologjike. Organizimi i tyre ka më tepër nevojë për jod, i cili merret nëpërmjet ushqimit dhe ujit të pijshëm. Fëmijët që kanë struma, nga disa studime rezulton se inteligjenca dhe rezistenca e tyre është më e ulët se e moshatarëve të tyre. Organizimi mund të ketë nevojë për më shumë hormone disa herë, sidomos gjatë pubertetit apo gjatë shtatzënisë. Këto hormone duhen marrë edhe gjatë shtatzënisë, sepse nuk e dëmtojnë embrionin (fetusin). Megjithatë kjo praktikë është e gabuar sepse nuk bazohet në baza shkencore. Nëse një person ndjen shqetësime është e rekomanduar që ti drejtohet mjekut dhe të ndjekë këshillat e duhura.

Kurimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Mjekimi me i mirë i gushës është profilaksia me jod nëpërmjet kripës së jonizuar. Po kështu, fëmijëve duhet t’u jepen disa lloje tabletash si Letrox, Euxhyrox, Jodox. Një tjetër mënyrë mjekimi është duke u vaksinuar me vaj të jonizuar. Por janë të njohura edhe rastet kur një pacient ka prodhim të tepërt të hormonit nga gjëndrat tiroide. Metodat e sotme të përdorura për trajtimin e një të sëmuri me hypertheroze (mbiprodhim të hormonit nga tiroidja) janë medikamentet: medikamentet antitiroides, jodi radioaktiv ose ndërhyrja kirurgjikale. Çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet dhe është e zgjedhur për pacientet individualisht. Por ka raste kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone sesa sasia normale. Ky proces quhet hypothyroze dhe është i pranishëm tek pacienti disa vjet para se të zbulohet dhe të kurohet. Kjo lloj sëmundjeje shfaqet gjatë shtatzënisë.

Simptomat e mbiprodhimit të tiroides[redakto | redakto tekstin burimor]

- Të rrahura të shpeshta të zemrës - Humbje të peshës - Këputje trupi e theksuar - Nuk durojnë të nxehtin - Gjumë i çrregullt - Temperaturë e lartë - Djersitje e theksuar - Aritmi - Probleme të syve

Simptomat e nënprodhimit të tiroides[redakto | redakto tekstin burimor]

- Lëkurë e thatë - Gjatë gjithë kohës pacienti ka ftohtë - Fryrje të fytyrës - Anemi - Trashje të zërit - Rënie të flokëve - Lodhje fizike e përgjumje - Të rrahura të pakta të zemrës - Yndyra të larta

Mbiprodhimi i tiroides dhe simptomat[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjëndra e tiroides është e prirur për probleme të shumta, të dukshme, ku disa prej tyre janë shumë të zakonshme. Një nga këto çrregullime të funksionit të saj është prodhimi i tepërt apo i pakët i hormonit. Tjetër është rritja e volumit të tiroides, duke shkaktuar shtypjen e strukturave të qafës. Po kështu, një tjetër problem është edhe formimi i kokrrave (lobujve), të cilat janë shqetësuese për praninë e kancerit në një pjesë të tyre. Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj sëmundje ka disa shenja. Pacientet ndiejnë të rrahura të shpeshta të zemrës, edhe kur ndodhen në gjendje qetësie. Stina e dimrit shton rrezikun e tiroides Shfaqja e nënprodhimit të tiroides mund të jetë edhe e kushtëzuar nga stina dhe temperatura. Kështu, periudha e dimrit prek me shume ata persona, te cilët kanë mungese të jodit. Pra gjëndrat e tyre tiroide prodhojnë me pak jod nga sasia që kërkon trupi. Në këtë periudhë këta persona kanë shumë ftohtë, vishen shumë trashë, janë si të lodhur. Po kështu flasin ngadalë, veprojnë si të mefshtë, veprojnë si të mërzitur, u trashet zëri, lëkurën e kanë të ashpër dhe të thatë, pa djersë. Kurse për sa i përket grupmoshës më të prekur janë të moshuarit dhe gratë pas shfaqjes së menopauzës. Është e këshillueshme që këto grupmosha t’i drejtohen mjekut për një vizitë, për të kuptuar nëse janë të prekur nga kjo sëmundje.

Nënprodhimi i hormoneve nga gjëndra tiroide[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone sesa sasia normale, ndodh ai proces që quhet hypothyrozë. Edhe ky çrregullim i funksionit dhe prodhimit të hormoneve nga tiroidja shoqërohet nga simptomat përkatëse. Por kjo sëmundje e tiroides mund të jetë e pranishme të pacienti disa vjen para se të diagnostikohet. Hypothyroza shfaqet zakonisht te femrat gjatë periudhës së shtatzënisë. Simptomat kryesore janë lëkura shumë e thatë, ndërkohë që personi ndjen gjithmonë ftohtë. Ka një fytyrë të fryrë dhe buhatje të mukozave të laringut, që sjell trashje të zërit. Po kështu, vihet re lodhje fizike dhe tek femrat çrregullim të ciklit menstrual. Shenja ta tjera janë kapsllëk, rënie të flokëve, yndyra të larta në gjak dhe të rrahura të ulëta të zemrës.

Jodi shkak për gjëndrën e tiroides[redakto | redakto tekstin burimor]

Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.