Jump to content

Artist i merituar

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Titulli "Artist i merituar")

Artist i merituar është një titull nderi në Shqipëri i paraqitur për herë të parë në vitin 1960 me ligj të veçantë me synimin: "Me qëllim që të nxitet shtimi i veprave të artistëve për zhvillimin e mëtejshëm të artit shtetrorë duke paraqitur vepra me vlerë të lartë artistike, të cilat pasqyrojnë të kaluarën heroike të popullit tonë, fitoret e tij historike, punën e tij të lavdishme në ndërtimin e socializmit si dhe të ndihmojnë në edukimin komunist të masave punonjëse, paraqiten titujt e nderit në sektorin e arteve". Ligji nr. 3171, Datë 26.10.1960.

Artist i merituar ishte titull i nivelit të dytë kundrejt titullit "Artist i popullit" dhe gjatë tre dekadave të komunizmit iu shpërnda një numri të konsideruar artistësh të fushave të ndryshme. Megjithëse disa prej artistëve që e kanë marrë këtë titull, e vlerësojnë si akt i kontrollit politik mbi cilësinë e artit gjatë kohës së komunizmit, shumë vazhdojnë ta ekspozojnë këtë titull me krenari.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]