Shko te përmbajtja

Artist i Popullit të Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Artist i popullit)
Rikrijim vektorial i titullit "Artist i Popullit".

Artist i Popullit të Shqipërisë ishte një titull nderi për dekorimin e artistëve të shquar të artit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, meritat e të cilëve ishin të jashtëzakonshme në sferën e zhvillimit të arteve interpretuese (teatër, muzikë, kinema dhe art). Ai u krijua me ligj në vitin 1960 dhe u ndryshua në vitin 1980. Titulli nuk u dha më në Shqipëri pas ndryshimit të ligjit në vitin 1996. Ekuivalenti i tij u bë titulli "Mjeshtër i Madh i Punës", i cili u zëvendësua me "Mjeshtër i Madh" pas ndryshimit të ligjit të vitit 1996.

Artist i merituar ishte titull i nivelit të dytë kundrejt titullit "Artist i popullit" dhe gjatë tre dekadave të komunizmit iu shpërnda një numri të konsideruar artistësh të fushave të ndryshme. Megjithëse disa prej artistëve që e kanë marrë këtë titull, e vlerësojnë si akt i kontrollit politik mbi cilësinë e artit gjatë kohës së komunizmit, shumë vazhdojnë ta ekspozojnë këtë titull me krenari. Titulli jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, (institucioni kolegjial i kohës së komunizmit që është sot i barasvlershëm me Presidentin e Republikës. Titulli Artist i Popullit nuk është fituar më nga askush që nga reforma kushtetuese e vitit 1991, kur Presidiumi i Kuvendit Popullor u zëvendësua me postin e presidentit të Republikës. Përgjithësisht u zëvendësua me titullin 'Mjeshtër i Madh i Punës' me ligjin "Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë", të vitit 1996. Në vitin 2001, kjo medalje u zëvendësua me medaljen 'Mjeshtër i madh', pas disa protestave kundër përdorimit të termit 'i punës' si togfjalësh me konotacion komunist.

Përfituesit e Teatrit dhe Kinematografisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtorë të muzikës dhe Kompozitorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]