Titulli "Mjeshtër i shquar në profesion"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Titulli "Mjeshtër i Shquar në Profesion"

Titulli "Mjeshtër i shquar në profesion" u jepet punonjësve të degëve të ndryshme të punës dhe të prodhimit, të cilët janë mjeshtër të vërtetë në profesionin e tyre dhe kanë shkallën më të lartë të atestimit në zejen përkatëse. Punonjësit që do të meritojnë këtë titull, përveç zotërimit në mënyrë të përsosur të profesionit, duhet që nga duart e tyre të nxjerrin prodhime me cilësi të lartë, të ulin koston, të rritin rendimentin në punë, të plotësojnë planin e shtetit në mënyrë ritmike e në të gjithë treguesit tekniko-ekonomikë, të jenë shembull në punë e në disiplinë, të marrin pjesë gjallërisht në evolucionin tekniko-shkencor dhe njohuritë e profesionit t’ua mësojnë edhe të tjerëve.