Titulli "Nënë heroinë"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Medalja 'Nënë heroinë'

Titulli "Nënë heroinë" u jepet nënave që kanë lindur, rritur dhe edukuar 8 fëmijë e lart me frymën e patriotizmit socialist, me dashurinë për punën, me ndjenjën për të vënë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak, janë aktiviste dhe kanë arritje të mira në punë.

Ky titull u jepet nënave kur fëmijët janë të gjallë dhe më i vogli ka arritur moshën 1 vjeç. Fëmijët që kanë rënë dëshmorë në Luftën Nacionalçlirimtare ose janë zhdukur për këtë shkak dhe që nuk ishin me qëndrim të keq politik, si edhe fëmijët që kanë vdekur në krye të detyrës për interesin e përgjithshëm llogariten sikur të ishin gjallë.