Jump to content

Titulli "Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Titulli "Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës", u jepet punonjësve të fizikës, të matematikës, të shkencave të natyrës, inxhinierëve, gjeologëve, agronomëve, zooteknikëve, ekonomistëve, mjekëve, ushtarakëve, punëtorëve dhe punonjësve të tjerë të shkencës e të teknikës për vepra të veçanta e të çmuara në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknikës për zbulime e shpikje veçanërisht të rëndësishme për ndërtimin socialist të vendit dhe për mbrojtjen e Atdheut.