Togfjalëshi
Togfjalëshi është një njësi sintaksore e gjuhës.
Termin togfjalësh e ka sajuar gjuhëtari i njohur S. Floqi qysh në vitin 1968 (nga fjala tog, në emërore dhe fjalësh, në kallëzore). Ai është edhe i pari që iu qas në mënyrë shkencore- teorike kësaj njësie sintaksore. Lidhur me të ai e ka botuar në revistën "Studime filologjike", nr. 1/1968, f. 75-84, studimin me titull "Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme ". Ky studim është marrë pastaj për bazë edhe për kapitullin e veçantë të gramatikës universitare dhe për ato shkollore (për të gjitha nivelet), me disa ndryshime minimale.
Sipas S. Floqit,togfjalëshi është njësi sintaksore strukturore e përftuar nga bashkimi gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen e nënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve, fenomeneve, proceseve e tipareve.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Agim Spahiu; Çështje të trajtimit dhe të klasifikimit të togfjalëshave emërorë - Amza: Shkenca.org