Jump to content

Tomi Kristo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tomi Kristo - Fotografi

Tomi Loni Kristo (Korçë, 6.10.1933 – Tiranë, 16.01.1979) është inxhinier gjeolog, doktor i shkencave, docent.

Në vitin 1951 përfundoj mësimet në Politeknikumin “7 nëntori” të Tiranës dhe për katër vjet punoi si teknik në Ndërmarrjen e Shpimit të puseve të naftës dhe të gazit në Patos. Në ato vite u dallua si shpues i aftë, që kryente në fakt detyrën e inxhinierit dhe drejtoi me sukses shpimin e puseve më të thellë të viteve 50-të për kërkimin e naftës dhe të gazit, si pusi Ardenica 1. Në vitin 1960 përfundoi studimet e larta në degën të Gjeologjisë së Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës, me diplomë të artë. Për rezultatet e shkëlqyera të arritura në mësime, ai u mbajt pedagog në Universitet (1960-1975). Njeri me kulturë të gjerë, specialist i shkëlqyer, njohës i disa gjuhëve të huaja, sidomos i anglishtes, të mësuar qysh në fëmijëri, Tomi Kristo u dallua shpejt si një ndër pedagogët më të mire të Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave. Punën pedagogjike e ndërthuri mirë me veprimtarinë kërkimore shkencore në fushën e gjeologjisë se naftës. Krahas mësimdhënies së lëndës mbi gjeologjinë kantierale të naftës dhe të gazit ai ishte një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Sektorit Shkencor të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave që merrej me studimin e perspektivave naftëmbajtëse të shtresave gëlqerore të Mesozoit në Shqipëri. Në 1975 mbrojti disertacionin me temë “Shkëmbinjtë kolektorë karbonatikë të vargut antiklinal të Kurveleshit”dhe fitoi gradën shkencore Kandidat (Doktor) i Shkencave. Ne vitet 1975-1978 u dërgua me punë në Institutin Gjeologjik të Naftës dhe të Gazit në Fier dhe mandej u kthye rishtas në Fakultet (1978-1979). Në 1982 i u dha titulli pedagogjik Docent, për meritat e tij në fushën pedagogjike dhe shkencore. Ai ka meritën se ishte njëri ndër gjeologët e parë që vuri në baza shkencore studimin e çarjeve të shkëmbinjve karbonatikë, duke qenë kështu një ndër pionierët e studimit të gjithanshëm të gelqerorëve, në të cilët janë zbuluar vendburimet më të rëndësishme të naftës dhe të gazit në Shqipëri. Rezultatet e studimeve të veta në Fakultet dhe në Institutin Gjeologjik të Naftës e të Gazit në Fier i ka paraqitur në 5 tekste mësimore dhe shkencore të botuara, duke qenë autori kryesor i të parës monografi për gëlqerorët në Shqipëri, në të cilën u vu në përdorim në vendin tonë edhe klasifikimi petrografik bashkëkohor i shkëmbinjve karbonatikë. Ai përpunoi gjithashtu metodikën e kërkimit për llojet e ndryshme të shtratimeve të naftës dhe të gazit. Studime të tjera të rëndësishme ai i ka botuar në disa dhjetëra artikuj shkencore, i ka paraqitur në referate dhe në kumtesa të mbajtura në konferenca shkencore, si dhe në mjaft raporte dhe projekte për çështje të ndryshme të studimeve gjeologjike për naftën dhe gazin natyror. Me librat e Tomi Kristos edhe sot mësojnë studentë të gjeologjisë së naftës dhe të gazit. Për punën e tij të shkëlqyer dhe të devotshme, Tomi Kristo është dekoruar me medalje dhe urdhrin e Punës, si edhe me urdhrin Naim Frashëri. Në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave i emri i tij i është vënë kabinetit të Gjeologjisë Kantierale të naftës dhe të gazit, të asaj lënde që ai e zhvilloi me aq pasion. Një rrugë në Tiranë mban emrin Tomi Kristo.

Botimet shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • KRISTO T. - Gjeologjia kantierale e naftës dhe gazit. (Metodat e studimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit) – Fak. Gjeol. Min., Drejt. e Botimeve UT, Tiranë 1971. Dispensa I – f. 1-230; Dispensa II – f. 231-506; Dispensa III – f. 507-702.
  • KRISTO T., DORACAJ M., LIÇO R. - Kolektorët karbonatikë të naftës dhe të gazit. Pjesa I - Fak. Gjeol. Min., Drejt. e Botimeve UT, Tiranë 1971. Dispensa I – f. 1-254; Dispensa II – f. 255-482.
  • KRISTO T. - Shkëmbinjtë kolektorë karbonatikë me çarje të vargut antiklinal të Kurveleshit - Fak. Gjeol. Min., Drejt. e Botimeve UT, Tiranë 1973. Dispensë.
  • KRISTO T. & VRETO V. - Vrojtimet gjeologjike në shfrytëzimn e vendburimeve të naftës dhe të gazit - Fak. Gjeol. Min., Drejt. e Botimeve UT, Tiranë 1974. Dispensë, 160 f.
  • KRISTO T. - Gjeologjia kantierale e naftës dhe egazit. (Metodat e studimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit). – Fak. Gjeol. Min., Drejt. e Botimeve UT, Tiranë 1982. Dispensa I – f. 1-186; Dispensa II – f. 187-312; Dispensa IV – f. 313-434.
  • MEKO Z. & KRISTO T. - Disa shënime mbi litologjinë e shkëmbinjve karbonatikë të Triasit të sipërm në rajonin e Dukatit. - Studime gjeologjike, Vol. I, Tiranë 1962, f. 74-90.
  • MEKO Z. & KRISTO T. - Mbi domosdoshmërinë e reduktimit të vijës së ekspozicionit - Bul. USHT, seria Shk. Nat., N° 1, Tiranë 1964. f. 104-109.
  • MEKO Z. & KRISTO T. - Disa të dhëna mbi studimin e vetive kolektorale të shkëmbinjve karbonatikë të Triasit të sipërm dhe Jurasikut të poshtëm në rajonin Dukat - Tragjas - Studime Gjeologjike, Vol. II, Tiranë 1966, f. 5-13.
  • MEKO Z., KRISTO T., NURJA A., UÇI M. - Mbi zhvillimin e mikroçarshmërisë në depozitimet karbonatike të Mesozoit dhe Paleogjenit në disa struktura në Shqipërinë Jugore - Bul. USHT, Seria Shk. Nat., N° 3, Tiranë 1966, f. 13-30.
  • KRISTO T. - Heterogjeniteti i çarshmërisë si një nga faktorët kryesorë të formimit të kurtheve dinake për naftën në shkëmbinjtë karbonatikë - Bul. USHT, Seria Shk. Nat., N° 1, Tiranë 1968, f. 111-124.
  • KRISTO T. - Mbi kushtet e formimit të shtratimeve dinake në rezervuarët karbonatikë me çarje - Bul. USHT, Seria Shk. Nat., N° 4, Tiranë 1968, f. 47-64.
  • KRISTO T. - Mbi kurthet dinake dhe kushtet e formimit të tyre në shkëmbinjtë karbonatikë - Nafta dhe Gazi, N° 2, Fier 1968, f. 6-10.
  • KRISTO T., KAJANA Gj., IKONOMI J. - Modelimi i orientimit të çarshmërisëç në disa struktura të zonës Jonike - Përmbledhje Studimesh, N° 3, Tiranë 1972, f. 37-53.
  • IKONOMI J., THEODHORI P., KRISTO T. - Mendime mbi klasifikimin e shkëmbinjve gëlqerore - Përmbledhje Studimesh, N° 3, Tiranë 1973, f. 139-155.
  • KRISTO T., KAJANA Gj., IKONOMI J., LAÇKA V. - Kuptimi i porozitetit efektiv në rezervuarët karbonatikë me nafta të rënda asfalteno-rrëshinore të vendit tonë - Përmbledhje Studimesh, N° 1, Tiranë 1974; f. 129-138.
  • IKONOMI J., THEODHORI P., KRISTO T. – Një klasifikim më praktik i shkëmbinjve gëlqerorë – Nafta dhe Gazi, N° 5, Fier 1974, f. 3-13.
  • KRISTO T., GJANI Gj., SINJARI K., KAJANA Gj. – Mbi porozitetin sekondar dhe kushtet e përdorimit të vlerave të matura të tij - Nafta dhe Gazi, N° 2, Fier 1975, f. 3-13.


Studime (të depozituara në arshivat shkencore të institucioneve përkatëse)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • KRISTO T., KAJANA Gj., IKONOMI J. - Studimi i çarshmërisë në strukturat Molisht, Shëndëlli, dhe i kolektorëve të vendburimit të Gorishtit - Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Tiranë; Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1971.
  • KRISTO T., IKONOMI J., KAJANA Gj. - Studimi i vetive kolektore të shkëmbinjve karbonatikë të Kretakut të sipërm - Eocenit në bazë të të dhënave të antiklinalit të Kremenarës dhe kampioneve të pusit Ballshi-17 - Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Tiranë; Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1971.
  • KRISTO T. & KAJANA Gj., - Modelimi i rezervuarit karbonatik të vendburimit Gorisht-Kocul - Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Tiranë; Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1973.
  • KRISTO T., KAJANA Gj., Laçka V., etj. - Verifikimi i modelit të rezervuarit karbonatik të vendburimit Gorisht-Kocul me të dhënat kantierale - Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1975.
  • KRISTO T., KAJANA Gj., IKONOMI J. - Studimi i vetive kolektorale të shkëmbinjve karbonatikë në structure e Çorovodës, prerjen e Këlcyrës, prerjen e Tomorrit, prerjen e Melesinit dhe puset e Prishtës - Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1976.
  • KRISTO T., FILI I., JOVANI A. - Analiza e metodikës së kërkim – zbulimit për naftë dhe gaz për periudhën 1944 – 1975 dhe rekomandimet për të ardhmen. Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1977.
  • KRISTO T., FILI I., JOVANI A. - Vlerësimi i rezervave prognoze për territorin perspektiv të R.P.S. të Shqipërisë. Instituti Gjeologjik i Naftës dhe i Gazit, Fier; 1978.
  • BIÇOKU T. & KOÇI M. – Veprimtaria e specialistëve të fushave të gjeologjisë – Shërb. Gjeol. Shqip., Tiranë 2004, faqet 1259-126.
  • FJALORI ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR – Akad. Shk. e Shqipërisë, Tiranë 2009, Vëll. 2, faqet 1349- 1350.