Tragjasi
Tragjas | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.450 |
{{{postal_code_type}}} | 9426 |
Tragjasi është një fshat në bashkinë Orikum në rrethin e Vlorës të Shqipërisë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tragjasi ndodhet 20 km ne jug te qytetit te vlores. Ndodhet në të ashtëquajturën Lugina e Dukatit. Ndodhet në rrëzë te malit të Lungarës i cili e kufizon nga veri-perendimi në jug-lindje. Në Tragjas burojnë dhe burimet e njohura të Tragjasit ( Izvori ) me rrepet shekullore. Keto burime pasi mblidhen ne nje rrjedhë krijojnë lumin e Izvorit i cili pas nje rruge te shkurter, rreth 3 km, derdhet në detin Adriatik. Ka bërë pjesë historikisht në lokalitetin e Dukatit dhe më vone pas themelimit të qytezës së Orikumit ka qenë pjesë e bashkisë Orikum së bashku me qytezën e Orikumit dhe tre fshatra të tjerë, Dukat fshat, Dukat dhe Radhimë. Me ndarjen e re administrative të vitit 2015 është pjesë e bashkisë Vlorë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tragjasi është cilësuar gjithmonë si një fshat i bukur me pamje piktoreske Tragjasi është ne distance reth 4 km nga deti Adriatik. Historikisht ka qene nje fshat me nje ekonomi bujqesore dhe sidomos blektorale te zhvilluar. kjo tradite vazhdon dhe sot sidomos ne blektori dhe pemetari. Një drejtim i ri i ekonomise duket se është turizmi dhe për shkak të bukurive natyrore dhe distancës te vogël nga plazhet e orikumit dhe radhimës. Pranë fshatit ndodhet nje kala me emertimin Kalaja e Gjon Boçarit
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka nje histori te shekullore dhe pse jo shume mire te studjuar.Tragjasi shtrihet në jug te Vlores,rreze Lungares,mbi burimin e İzvorit.
Gjurmet e vendbanimit te lashte jane shfaqur ne qytezen e Sofes, ku jane dukur edhe tuma ilire. Akoma dhe sot aty prane Tragjasit te vjeter gjendet nje vend i qujtur maja e qytetes. Arkeologët kane datuar rrenojat e disa ndertimeve qysh nga shekulli i IV-VII para Krishtit. Ky fshat ka qene i njohur me disa emra si: Tregas, Dragjat, Tregasaj, Dragjiates. Ne antikitet ky vendbanim bënte pjesë ne qendrat e fortifikuara të gjirit te Vlorës dhe lidhej me Orikumin. U shkatërrua disa here nga pushtuesit Osmane e u rindërtua ne shekullin XVI,ku përmendet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Kjo kala mesjetare përforcohet nga dy kulla gjashtëkëndore.Lartësia e mureve shkon ne 5,5 metra e gjerësia 1,25 metra.Ndërtimi i saj eshte i lidhur me fisin e Boçarëve. Themelues i hershëm përmendet Gjon Boçari, bashkëkohës i Skënderbeut.
Banorët e ketij fshati kane marre pjese aktive ne jeten politike dhe ushtarake te periudhes se mesjetes, ne kryengritjet antiosmane me 1432,1443, 1581,1833,1847 , dhe me pas gjate rilindjes kombetare, ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Në ditët e shpalljes së pavarsisë në 1912 Tragjasi ka qenë një bazë dhe një mbështetje e rendesishme e rëndësishme për Ismail Qemalin në betejat e brendëshme politike që zhvilloheshin në Vlorë në ato ditë të vështira si dhe në mbështetje të Qeverisë të Vlorës më pas.
Ky fshat ka nxjerre burra te shquar te perjetesuar ne kenge si Kamber Delua, Mahmud Hoxha, Ali Zeneli, Ali İslami, Hasan Skendua, Numan Bala, etj. Ja si shprehet rapsodi per njerin prej tyre;
Dergoi Pashai fermane, Lule Numan Bala lule, Mbi Tragjas,mbi Dukat, Ju pleq,te zini Numan, Dhe ta zeme dote se mbame, Se na vrete na bene hatane, Na bene lakra me palle< Vrie me plume qerratane, Se turperoi Pashane, te ilqa ne te dale, Dy plumba na pas te dhane, Se ste dilnin dot perballe.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia Orikum |
---|
Orikumi · Dukati · Dukati i Ri · Tragjasi · Tragjasi i Vjetër · Radhima |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Vlorës
- Vendbanime në Shqipëri