Radhima
Radhima |
---|
Radhima është një fshat në Bashkinë Orikum të Rrethit të Vlorës në Shqipëri.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjatë Luftës së Parë Botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e Mavreneroit, mbeturina të ndëritmit të mëvonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona, kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e përroit të Kroit, gjatë reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha 40 deri 60 cm të gjëra dhe rreth 80 deri 100 cm të gjata, si dhe shfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave, dalje këto që shfaqeshin qartësisht. Për herë të parë në një hartë, emri Radhimë gjendet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjenden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi, në muzeun arkeologjik të qytetit të Vlorës apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorëzuar objektet e zbuluara.
Lidhur me gjetjet arkeologjike në teritorin e fshatit janë marrë arkeologët Neritan Ceka etj
Sipas historianëve, si edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vend vendosje për shqiptarët që kanë emigruar në jugun e Italisë, për një pjesë të tyre, u kthye në vend banim. Shumë emërtime vendesh, fisesh, rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti; emërtime si Sokaku i Gjikniket, Bahçet e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj, vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Mbivendosje emrash të tjerë që lidhen me etapa të mëvonshme të historise janë emertime sllave si Sello, Dremicë. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve, vërehen kryesisht emra katolikë dhe ortodoksë ref :(Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti (*)dhe “Bota Radhimjote”(**) Neki Lameborshi 2007).
Gjatë lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Radhima ka dhënë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.
ref (*)(**)
Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativën e bashkuar.
Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore ”Rinia”.
Po ashtu në ketë periudhë u shkulën një numur tepër i madh lisash shekullorë në zonën e Drumbesë duke zëvendësuar me mbjelljen e vreshtarisë në një sipërfaqe afërsisht prej 150 hektarë
Gjatë kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme, Radhimën filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B. "Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat.
Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje. Pas kësaj kohe u rrit numri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit.
Pozita gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës, tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit. Në kufirin e hershëm të Radhimës, në vëndin e quajtur Ura e Vrizit, sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.
Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit të III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinë si dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.
Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë. Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit, distanca maksimale Veri - Jug është rreth 7.5 km ndërsa Lindje - Perëndim (deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.
Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap një gjatësi prej 7450 m, ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 m. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje, veri - lindje aksin e përroit të Vrizit (versioni aktual) por (shih shënimin më poshtë *!), duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje, pasi kalon Bregun e Lëmënjëve, del në Rrethin e Xhelit, zbret në përroin e Kroit më në veri të vendin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës, pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos, vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës (zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës.
Radhima ka një kufi verior Jonufër - Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjetër i para bërë i Miftar Musait. Me tej kisha në veri Jonufër. (sipas vendim gjyqit të vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ”Konflikti me Kaninën i zgjidhur gjyqësisht”)
Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe të Lapardhasë deri ne kufirin me malin e Tragjasit përbri sheshit të Llustrës në krahun lindor të këtij sheshi, zbret duke përfshirë ish trojet e vathërave të Ramosaçuet në krye te Bulgerit deri në drejtim të vendndodhjes së varrit të Zanko Manes, ngitet përsëri në kodrat e Lugut të Gegëve duke lënë në jug konakët e Stepet dhe Hoxhet deri në Qafën e Shegës e në vijim në kodrat e Petrit Radhimës (shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konakët e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe në perëndim të derdhjes së lumit te Izvorit. (ky përcaktim i kufirit është vetem orientues dhe nuk mund të merret për referencë juridike)
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brenda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjithë aktiviteti i fshatit, kjo zonë është quajtur pjesë e Labërisë nën administrimin e Vilajetit të Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj, Gjonhila, Gjikhila, Nik Gjon Bitri, Shënkoll, Baçat e Gjinet etj), si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia Orikum |
---|
Orikumi · Dukati · Dukati i Ri · Tragjasi · Tragjasi i Vjetër · Radhima |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Vlorës
- Vendbanime në Shqipëri
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar