Transmetimi digjita
Appearance
(Përcjellë nga Transmetimi digjital)
Transmetimi digjital ka të bëjë me transmetimin e informacioneve diskrete, p.sh: informacioneve të shprehura me kode të ndryshme binare përmes sinjaleve digjtale. Të gjitha sistemet moderne transmetuese bazohen në transmetimin digjital.
- Informacionet diskrete përkatësisht sinjalet digjitale mund të gjenerohen prej ndonjë paisjeje digjitale p.sh: kompjuteri, printeri, teleprinteri etj, ose fitohen me digjitalizimin e sinjaleve kontinuale.
- Sinjalet digjitale mund të transmetohen në brezin frekuencor themelor me modulimet :
- PAM (Pulse Amplitude Modulation - Modulimi i amplitudave të pulseve),
- PDM (Pulse Duration Modulation – Modulimi i kohëzgjatjes së puleve),
- PPM (Pulse Postion Modulation – Modulimi i pozitës së puleve),
- PCM (Pulse Code Modulation – Modulimi i pulseve të koduara),
- ΔM (Delta Modulation – Modulimi delta) etj,
ose në brezin frekuencor të zhvendosur me modulimet:
- ASK (Amplitude Shift Keying – Modulimi digjital i amplitudave),
- FSK (Frequency Shift Keying – Modulimi digjital i frekuencës),
- PSK (Phase Shift Keying – Modulimi digjital i fazës) etj,
varësisht prej kanalit transmetues që është në dispozicion dhe zbatimit konkret.
- Në këtë kapitull do të bëhet fjalë për transmetimin digjital në brezin themelor, përkatësisht për modulim PAM.
- Te modulim - transmetimi PAM informacioni paraqitet përmes amplitudave të tensionit njëkahor. Në figurat që vijojnë janë paraqitur disa lloje të sinjaleve digjitale.
Llojet e sinjaleve digjitale :
- Sinjali (pulsi) me kohëzgjatje më të shkurtë brenda sinjalit digjital quhet sinjal elementar. Nga figurat e më poshtme shihet se një sinjal elementar mund të paraqet një bit, dy bita ose më shumë bita \uparrow transmetimi me sinjale digjitale me shumë nivele \Uparrow.
- Forma valore e treguar në (figurën 1.a) quhet sinjal binar unipolar sepse pulset kanë vetëm një polaritet. Kjo formë valore përmban komponenten njëkahore andaj transmetimi i këtyre sinjaleve është i vështirë. Në anën tjetër dihet se komponentja njëkahore nuk përmban informacion ndërsa për transmetimin e saj harxhohet fuqi.
- Sinjali bipolar me këthim në zero (Figura 1.b) i tejkalon të metat e sinjalit unipolar mirëpo distancat e krijuara janë humbje të kohës për transmetim. Nëse kërkohet që sistemi transmetues të jetë më efikas atëherë përdoret sinjali bipolar ordinar (Figura 1.c).
- Te sinjali kuartar (sinjali me katër nivele fig. 1.d) çdo sinjal elementar ose puls përmban nga dy bita të informacionit. Në përgjithësi te sinjalet me M nivele numri i bitave që përmban çdo puls caktohet në bazë shprehjes:
- nr.bitave = 1d2M, M – numri i niveleve të sinjalit.