Jump to content

Transmetimi me dy dhe katër përcjellësa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kur dy poste fundore A dhe B shkëmbejnë informacione midis tyre, dmth bashkëbisedojnë, atëherë në parim duhen dy mjete transmetimi të veçanta një drejtimëshe, të quajtura kanale (channel) secili prej të cilëve duhet të jetë i aftë të transmetojë informacionet e emetuesit të njërit post drejt marrësit të postit tjetër. Këto dy kanale, në përgjithësi identike, përbëjnë një qark transmetimi. Transmetuesit dhe marrësit janë shndërruesa që dallohen fizikisht nga njeri tjetri. Kështu psh: mund të përmendim çiftet mikrofon–kufje, tastierë–printer, kamerë-ekran etj. Në mënyrën duplekse të komunikimit transmetimi i informacionit bëhet njëkohësisht në të dy drejtimet. Të dy postet mundet që të transmetojnë dhe të marrin njëkohësisht, si dhe të ndërpresin emetimin e tjetrit duke i dërguar atij një sinjal të parashikuar për këtë qëllim. [1] [2] Situata është ajo e Fig.3.20 që është rasti tipik i qarqeve telefonike.

Wdsd
Wdsd

Transmetimi me “ 2 përcjellësa “

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mjetet pasive të transmetimit janë:

  • Linjat simetrike ose koaksiale,
  • Kanalet radioelektrike

Në gjuhën e telekomunikacioneve këto quhen qarqe me “2 përcjellësa” (2-wire), megjithëse ato mund të jenë edhe valë radioelektrike ose të kenë formë tubi si në rastin e çifteve koaksiale ose rasti i valësjellësave. Në një qark me “2 përcjellësa “ të dy kanalet dhe ai i transmetimit dhe ai i marrjes janë të përzier.


Transmetimi me “ 4 përcjellësa “

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transmetimi dy drejtimësh me “2 përcjellësa “ përjashton prezencën e të gjithë elementëve aktivë një drejtimësh dhe që nuk janë reversibil si psh: amplifikatorët, dedektorët e mbështjellëseve, koduesit, shumica e modulatorëve e tj. Kur distanca ose mjeti i transmetimit ka nevojë për amplifikim ose për modulim të dy drejtimet duhen ndarë dhe për secilin sens duhet përdorur një kanal i veçantë një drejtimësh. Në këtë rast thuhet se transmetimi bëhet me “ 4 përcjellësa “ (4-wire).


Transmetimi në “4 pseudo përcjellësa në frekuencë “

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dy kanalet një drejtimësh të nevojshëm për realizimin e një transmetimi me “4 përcjellësa “ jo gjithmonë janë të veçuar materialisht, pra jo gjithmonë kanë të bëjnë me dy çifte simetrike, dy tuba koaksialë etj. Ato gjithashtu mund të përbëhen nga disa breza të ndryshëm frekuencash në të njejtin suport material.


Transmetimi me dy dhe kater percjellesa 2014-06-09 17-50
Transmetimi me dy dhe kater percjellesa 2014-06-09 17-50

Sistemi në këtë rast materialisht ka “2 përcjellësa “ por sillet ekzaktësisht sikur të ishte me “4 përcjellësa “. Pra mund të flasim për transmetim në “4 pseudo përcjellësa “, ai në fakt është një multipleksim në frekuencë i të dy drejtimeve të transmetimit dhe ka si efekt dyfishimin e gjerësisë së brezit të zënë në mjetin përkatës të transmetimit. Me anë të fig.3.22 e ilustrojnë këtë funksionim:

  • Radiourat me dy bartëse të ndryshme por me të njejtat antena për të dy drejtimet.
  • Lidhja me kanale të shumëfishta (FDM) në një tub të vetëm koaksial nëpërmjet zhvendosjes në frekuencë të kanaleve “vajtje” dhe “kthim”.

Amplifikimi ndërmjetës dmth përsëritësat, kanë nevojë për përzierjen e të dy brezave të frekuencave “vajtje” dhe “kthim” me ndihmën e filtrave dhe të dy amplifikatorëve të veçantë.




Kalimi nga “ 2 përcjellësa “ në “ 4 përcjellësa “ dhe anasjelltas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak të reversibilitetit të shndërruesave të zakonshëm, postet fundore janë të tipit me “4 përcjellësa “ sepse i kanë gjithmonë të ndarë nga njeri-tjetri emetuesit dhe marrësit. E njejta gjë vlen edhe për elementët aktivë siamplifikatorët, modulatorët e tj. Megjithatë janë arsyet ekonomike ato që pengojnë realizimin e një transmetimi të plotë me “ 4 përcjellësa “. Qarqet me “ 2 përcjellësa “ përdoren të paktën nërrjetat lokale dhe gjithmonë aty ku është i mundur transmetimi në brezin bazë pa amplifikim. Në këtë mënyrë shpesh lind nevoja e kalimit nga 2 në 4 përcjellësa dhe anasjelltas. Centralet interurbane komutojnë lidhjet e ndryshme nëpërmjet katër kontakteve për sejcilin qark (komutimi me “ 4 përcjellësa “) ndërsa ato lokale nuk kanë nevojë për më shumë se dy kontakte për secilin qark (komutimi me “ 2 përcjellësa “) Në kalimin nga një qark me “ 4 përcjellësa “ në një qark tjetër me “ 2 përcjellësa “ duhet të sigurohemi që secili marrës të mos marrë sinjalet e transmetimit të të njejtit post.

  1. ^ http://e-libraria.com/lit/telekomunikacionet-ligjerata-enver-hamiti/
  2. ^ data.planetar.edu.al/files/telekomunikacione722.doc