Jump to content

Tranzicion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Është ndryshimi nga një formë në një tjetër, ose procesi gjatë të cilit ndodh ky ndryshim [1], ose e thënë ndryshe tranzicioni është procesi i ndryshimit nga një sistem, metodë etj. në një tjetër.

Si term tranzicioni gjen përdorim në shumë shkenca si atë të gjeografisë, demografisë, ekonomisë, politikës etj.


Disa nga tipet kryesore të tranzicionit përmendim:

Tranzicion ekonomik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është ndryshimi i karakteristikave themelore të ekonomisë gjatë procesit të ndryshimit të sistemit politik që përfshijnë privatizimin, liberalizimin, stabilizimin makroekonomik, reformat ligjore dhe institucionale etj. Ekonomi në tranzicion konsiderohen ato vendet që po ndërmarrin reforma makroekonomike në përpjekje për të ndryshuar mënyrat se si menaxhohen ekonomitë e tyre. [2]

Kështu, flitet për tranzicion gjatë kalimit nga ekonomi e centralizuar shtetërore në ekonomi tregu të lire të vendeve të Europës Lindore pas vitit 1990, në vendet e BE-së flasim për periudhë tranzicioni, gjatë kalimit nga monedha vendase në monedhën e përbashkët europiane euro etj.

Tranzicion politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është periudha që karakterizon kalimin nga një formë organizimi politik në një formë tjetër, e që reflektohet në ndryshime të qënësishme politike, ekonomike e sociale.

Kalimi i vendeve të Europës Lindore, nga sisteme diktatoriale në sisteme demokratike, përfshin një periudhë tranzicioni, përmbajtja dhe në afatet kohore të të cilit ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Ai përfshiu ndryshime të rëndësishme si psh kalimi nga një parti shtet në pluralizëm politik, nga ekonomi e centralizuar shteterore në ekonomi tregu të lirë, nga mohimi i së drejtës së pronës, fjalës apo fesë në lirinë e individit etj.

Tranzicion demografik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është kalimi nga një regjim demografik tradicional, ku lindshmëria dhe vdekshmëria ishin të larta, në një regjim modern të lindshmërisë e vdekshmërisë shumë më të ulëta. [3]

Tranzicioni demografik i popullsisë ka kaluar nëpër 4 faza kryesore që janë: [4]

1. Faza para-industriale, që përfshin periudhën nga fillimi i ekzistencës së shoqërisë deri në 1800. Kjo fazë karakterizohet nga lindje dhe vdekje të shumta dhe shtimi natyror i popullsisë ishte i ulët.

2. Faza e tranzicionit, periudha 1800-1875, ku numri i lindjeve ishte i lartë dhe numri i vdekjeve erdhi duke u ulur e shtimi natyror i popullsisë ishte i lartë.

3. Faza industriale, periudhae1875-1975, ku lindjet ulen, por ende janë të larta, dhe numri i vdekjeve është në rënie. Popullsia vazhdon të rritet me ritme të larta.

4. Faza pas-industriale, periudha nga viti 1975 e deri më sot, ku numri i lindjeve bie dhe megjithëse numri i vdekjeve ulet, popullsia rritet me ritme të ulëta.

[1] Cambridge Dictionary

[2]Round J., In International Encyclopedia of Human Geography, 2009. https://www.sciencedirect.com/topics/earth-and-planetary-sciences/transitional-economy

[2] Dumani B., Stringa A., Demografia socio-ekonomike, ISBN 978-99956-28-74-1, 2009. pg.181

[3] Fundamentals of Word Regional Geography 4e. H., Joseph, USA 2018 pg. 7