Jump to content

Tranzicioni demografik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Teoria e trnzicionit demografik shqyrton procesin e zhvillimit të popullsisë nëpër etapa të caktuara të zhvillimit shoqëror-ekonomik, duke u bazuar në përgjithësimin e fakteve empirike të ndryshimit të komponentëve të lëvizjes natyrore të popullsisë të vendeve të zhvilluara perëndimore të Evropës. Tranzicioni demografik, sipas teorisë së tranzicionit demografik, nënkupton së pari rënien e mortalitetit nën 30 ‰ dhe, më vonë, edhe rënien e natalitetit, gjithashtu nën 30 ‰ .

Mirpo, tranzicioni demografik, sipas teorisë së tranzicionit demografik, nuk nënkupton vetëm transformimin e regjimit të riprodhimit biologjik prej tipit tradicional në tip bashkëkohor, por edhe ndryshimet në komponentët dhe strukturat e tjera të popullsisë.

Tranzicioni demografik është proces afatgjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa në pikëpamje hapësinore dhe kohore variabël. Për shkak të zgjerimit sukcesiv të tranzicionit demografik në të gjitha vendet e botës, për të sot mund të flitet si për një proces botëror.

  • Dr.Hivzi Islami, Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, Prishtinë 1997.