Jump to content

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania) i përkushtohet shpëtimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të prekur nga konflikti, neglizhenca ose fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore.[1]

E themeluar në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995 dhe më pas u zgjerua në Kosovë në 2001, Trashëgimia Kulturore pa Kufij bëri kontaktet e para me partnerët shqiptarë në dhjetor 2006, në takimin e dytë të Trashëgimisë së Evropës Juglindore (SEE), Gjirokastër.[2] Ky aktivitet u pasua nga Kampi i Parë Rajonal i Restaurimit, i cili u mbajt në Shtator 2007 në bashkëpunim me OJQ-në Shqiptare për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) dhe Shoqatën Suedeze për Ruajtjen e Ndërtesave. Pas një Kampi të 1-rë Rajonal të Restaurimit, autoritetet shqiptare përgjegjëse për mbrojtjen dhe kujdesin e monumenteve i kërkuan CHwB-së të zgjerojë sferën e saj të ndikimit dhe të zgjerojë bazën e saj të aktivitetit. Kjo kërkesë u pasua nga një aplikim për financim nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), e cila u miratua më pas për periudhën 2008-2011 – marrëveshja e tyre e bashkëpunimit që parashikonte për herë të parë një fokus specifik të vendit në Shqipëri.[nevojitet citimi]

Hapat e para në Gjirokastër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet kombëtare dhe lokale, CHwB hapi zyrën e saj të parë në Shqipëri në fund të vitit 2009.[nevojitet citimi] Ndërkohë që pjesa më e madhe e aktiviteteve vazhdonin të zhvilloheshin në Gjirokastër, zyra qendrore për Shqipërinë u vendos në Tiranë, për të lehtësuar takimet me palët e interesuara. Nëpërmjet zyrës në Gjirokastër, CHwB Albania mundi të realizonte disa projekte, si trajnime dhe projekte restauruese që përfshinin fillimisht monumente si Banesat Babameto (Babameto I & Babameto II), të cilat sot janë restauruar. Me zgjerimin e CHwB, zyra në Gjirokastër u zhvendos në ambientet e saj disa vite më vonë.[nevojitet citimi]

Zgjerimi i aktivitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

CHwB Albania ka zgjeruar punën e saj edhe jashtë Gjirokastrës, duke përmendur ndër të tjera ndërhyrje urgjente konservimi në Kishën e Shën Nikollës në Voskopojë në vitin 2013, restaurimin e plotë të hamamit në Krujë, finalizuar në vitin 2015, si dhe me punën e vazhdueshme me ish burgun politik dhe kampin e punës së detyruar në Spaç. Në qershor 2015, CHwB Albania u regjistrua zyrtarisht si një OJQ e pavarur vendase.[3]

Inaugurimi i fundit të punimeve për përforcimin e Kullës C të Kalasë së Durrësit pas tërmetit të 2019ës

CHwB Albania vazhdoi zbatimin e Kampeve Rajonale të Restaurimit të filluara në Gjirokastër. Deri më tani, 47 Kampe janë zbatuar duke grumbulluar më shumë se një mijë profesionistë në trashëgiminë kulturore nga 25 vende. Kampet janë zhvilluar në vende historike në 4 shtete: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, Greqi dhe Mal i Zi.[nevojitet citimi]

Vitet kalojnë dhe CHwB Albania vazhdon punën e saj në fushën e trashëgimisë kulturore. “Aftësitë për Punësimin e së Nesërmes” është një program i ri i filluar në 2016 dhe që ende vazhdon. Gjirokastra, Berati, Korça, Durrësi janë qytetet ku CHwBA organizoi këtë trajnim. Ky projekt synon të zhvillojë aftësim profesional për teknikat historike të riparimit. Trajnimi është i çertifikuar dhe u mundëson zanatçinjve të rinj të punësohen dhe të punojnë drejtpërdrejt me restaurimin/ konservimin e ndërtesave historike.[nevojitet citimi]


Projekte të realizuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Projekti i restaurimit dhe përforcimit të Kalasë së Prezës
  • Platformat e Fuqizimit dhe të Mësimit përmes Trashëgimisë
  • Koleksioni për fëmijë “E Ka Kush E Ka”
  • Punime emergjente të konsolidimit të Kullës së Sahatit në Krujë, Shqipëri
  • Ndërhyrjet konservuese dhe rehabilitimi strukturor i Teqesë së Dollmës në Krujë, Shqipëri
  • Konservimi dhe përforcimi i ndërhyrjes në Kullën ¨C¨ në Kalanë e Durrësit, pas tërmetit në Nëntor 2019
  • Formimi Profesional: Aftësitë për Punësimin e së nesërmes
  • Kampet Rajonale të Restaurimit
  • Burgu i Spacit: nje vend per dialog dhe veprim – Adresimi i priudhes komuniste
  • Dizajni dhe trashëgimia fuqizojnë komunitetin
  • Interpretimi kulturor dhe natyror i Kalasë së Gjirokastrës
  • Cultural Herstory
  • Projekti B+CARE – Ruajtja e Trashëgimisë Ballkanike duke u përgatitur për Fatkeqësitë
  • 7 Plane të menaxhimit të siteve: Menaxhimi i trashëgimisë dhe bashkëpunimi ndërkufitar
  • Konservimi i Mozaikut të Antigonesë
  • Vleresimi i Rrezikut të Trashëgimisë: Rilevim i Detajuar i Monumenteve në Gjirokastër
  • Trego Historinë e Gjirokastrës: Përfshirja e Studentëve në Interpretimin e Trashëgimisë
  • Gjirokastra: Ku Fillon Ndryshimi
  • Restaurimi i Hamamit të Krujës
  • Babameto, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, Restaurim dhe Rijetëzim
  • Ndërhyrje Konservuese Emergjente në Kishën e Shën Kollit
  • Udhezues për Zonën e Pazarit, Gjirokastër
  • 100 Çati: Konservim Parandalues i Trashëgimisë Popullore në Serbi
  • Rrjeti i Muzeve të Ballkanit: Një Platformë Rajonale për Mësim dhe Zhvillim
  • SEE Heritage Network: Një Rrjet i Pavarur i OJQ-ve të Trashëgimisë

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]