Jump to content

Tre platformat e një Sistemi Gjeografik Informacioni (SIG)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sistemi i Informacionit Gjeografik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një Sistem Informacioni Gjeografik është një sistem i cili krijon, integron, manaxhon, analizon dhe vizualizon të dhena nga burimë dhe formate të ndryshme. Këto të dhëna përbejnë bazën e informacionit të krijuar në nje mjedis SIG i cili hartografohet duke lidhur kështu vendodhjen – ku fenomeni i interesit ndodh – me tiparet që ai manifeston.


Kjo realizohet në tre platforma bazë të cilat janë:

- Baza e të dhënave gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baza e të dhënave gjeografike skedarë të dhënash digjitale që e përfaqësojnë informacionin gjeografik në formën e modeleve të të dhënave – modeli vektor dhe raster- si dhe atributeve e topologjisë.

- Përpunimi i të dhënave gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpunimi i të dhënave gjeografike një set funksionesh për transformimin e të dhënave gjeografike në informacion të integruar

- Vizualizimi i të dhënave gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vizualizimi i të dhënave gjeografike një set hartash “inteligjente” dhe formash të tjera vizualizimi të cilat pasqyrojnë elementë apo fenomene natyrore dhe sociale dhe marrëdhëniet hapësinore ndërmjet tyre.