Tregim për një nënë
Tregim për një nënë film dokumentar. Regjia: Pëllumb Dervishi. Skenari: Abdulla Kenaci. Operator: Petrit Rexha. Bashkëpunëtorë: Arta Kote, Hysen Jarani. Muzika: Mira Mecule. Kinostudio "Shqipëria e Re", viti: 1987. Kohëzgjatja: 8 min.
Përshkrimi: Pamje e fshatit Lekdushk në rrethin e Tepelenës. Panoramë malesh të Kurveleshit. Këtu jeton nëna labe Fatime Hitaj, komunistja e parë e zonës. Shkolla e fshatit. Nënë Fatimja si anëtare e komitetit të prindërve merr pjesë në mbledhje, ndjek stërvitjen ushtarake, grupet artistike dhe veprimtari të tjera që zhvillohen në fshat. Fatimja merr pjesë në Plenium si anëtare e saj. Barinjtë duke punuar në stanet e largëta, nëna Fatimja ndodhet mes tyre. Panoramë e fshatit me borë. Fatimja i ndihmon stalljeret që të marrin pjesë për blektorinë. Shtëpia e nënë Fatimes. Të gjithë së bashku djem e vajza, nipër e mbesa festojnë 60 vjetorin e nënës së tyre.