Shko te përmbajtja

Tregu i zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tregu i zi në fushën ekonomike i referohet një tregu në të cilin disa të mira dhe shërbime shkëmbehen/tregtohen në mënyra që kundërshtojnë ligjet dhe rregullat e imponuara nga qeveria në fuqi.

Një nga shkaqet më të shpeshta, të transformimit të një tregu në treg të zi, ka të bëjë me dëshirën e blerësve dhe shitësve për t'u shpëtuar kontrollit të çmimeve të imponuar nga qeveria, apo më tej për t'u shpëtuar skemave të racionizimit, për të shmangur pagesën e taksave tepër të larta që vendosura nga qeveria mbi produktet dhe shërbimet, apo thjeshtë për të përfituar të mira dhe shërbime të ndaluara nga një qeveri e caktuar.[1]

Shpesh ky koncept haset edhe me termat "treg gri"[2] apo "ekonomi informale".[3]

  1. Paul M. Johnson. "Black market", A Glossary of Political Economy Terms, Department of Political Science, Auburn University. 
  2. "Grey Market", Investopedia.
  3. Johannes Jütting, Juan R. de Laiglesia. "Is Informal Normal? Towards More and Better Jobs in Developing Countries", Development Centre Studies. OECD Publishing. 2009

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]