Jump to content

Trevat shqiptare në vilajete

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vilajeti ishte njësi administrative-ushtarake gjatë sundimit osman. Trevat shqiptare u ndanë sipas këtyre njësive gjatë dy periudhave. Në vitin 1431 u bë ndarja në këto vilajete: Vilajeti i Gjirokastrës, i Vajonetës (Delvinës), i Këlcyrës, i Kaninës, i Skraparit, i Beratit, i Tomoricës, i Çartallozit e i Pavllo-Kurtikut (Shqipëria e Mesme) dhe i Krujës. Ndërsa me reformën e viteve 1864-1868 u krijuan vilajetet si njësia më e madhe administrative. Tokat shqiptare u ndanë ndërmjet 4 vilajeteve: i Shkodrës, i Janinës, i Manastirit dhe i Kosovës. Popullsia e tyre ishte kryesisht shqiptare.