Jump to content

Trifon Ziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trifon Simon Ziu, Qytetar Nderi i Kuçovës. U lind më 10 janar 1935 në Poshnje të rrethit të Beratit në një familje naftëtarësh. Edhe pse i vogël në moshë, e pat ndjerë erën e barutit. Mbas çlirimit punoi në detyra me përgjegjësi, deri drejtor në Ndërmarrjen Energjitike, kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe, në dy legjislatura, qe zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor. Deri në fund mbeti një pasardhës aktiv i veteranëve të LANÇ.