Trihalomethane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trihalomethane (THMs) janë një grup kimikatesh që formohen nga bashkëveprimi i klorit që përdoret për dizinfektim e ujit, me lendët organike që gjenden natyrshëm në ujë. Nivele të larta të trihalometaneve janë të rrezikshme. Për këtë arsye, në dhjetor të vitit 2000, Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA e uli kufirin maksimal të lejueshëm për trihalometanet nga 100 pjesë për miliard në 80 pjesë për miliard. Studime të tjera kanë provuar se trihalometanet mund të jenë përgjegjëse për dëmtime të zemrës, mushkërive, mëlçisë, veshkave dhe sistemit nervor qëndror. Gratë shtatzëna duket se janë më të rrezikuara. Studime autoritare kanë provuar lidhjen që ekziston ndërmjet trihalometaneve me problemet e riprodhimit, përfshirë edhe dështimin. Për këtë arsye, në Perëndim si lëndë disinfektuese zakonisht përdoret ozoni dhe jo klori.