Troftë në furrë
Përbërja:
- Troftë (pesha 120g deri në 250g)
- feta të holla limoni
- feta domate
- majdanoz
- hudhra
- vaj ulliri
- letër alumini
- patate
- kripë dhe piper
Përgatitja:
Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat. Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri në 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë majdanozi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t’i hyjë oksigjeni. Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furrë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius. Deri sa të bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar baltën dhe pastroni ato. Ziheni ato deri sa të rezultojnë të ziera mirë. Eliminoni lëkurën dhe i ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha. Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendoseni pranë patatet.