Jump to content

Uber

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e kompanisë

Uber Technologies Inc. është një kompani amerikane që ofron shërbime transporti të udhëtarëve, mallrave dhe ushqimesh me qendër në San Francisko. Ajo ofron shërbime online të transportit të udhëtarëve në shumë qytete në mbarë botën. Është kompania më e madhe e bashkëudhëtimit në mbarë botën, me mbi 150 milionë përdorues aktivë çdo muaj dhe 6 milionë shoferë e korrierë aktivë.[1] Ndërmjetësimi midis udhëtarit dhe shoferit realizohet përmes një aplikacioni celular ose një faqeje në rrjet. Kompania merr një komision deri në 20% të çmimit të udhëtimit.

Emri "Uber" është një referencë ndaj përdorimit të zakonshëm të fjalës "uber" me rrënjë nga fjala gjermane über që do të thotë "i jashtëzakonshëm" ose "super" dhe që nënkupton "mbi (diçka)."

  1. ^ "Uber Revenue and Usage Statistics (2024)". Business of Apps (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-11-19.