Jump to content

Uji i Zi Këlcyrë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uji i Zi Këlcyrë ndodhet në afërsi të qytetit të Këlcyrës, në krahun e majtë të shtratit të lumit të Vjosës, në rrëzën veriore të malit Dhëmbelit, në lartësinë 160 m mbi nivelin e detit. Përbëjnë 8-10 burime karstike me prurje 400-500l/sek., që dalin në kontaktin litologjik midis gëlqerorëve të kretës së sipërme dhe flishit. Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. Krijojnë një mjedis shumë tërheqës. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.

[1][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]