Ura e Dobreshit
Appearance
Rrënojat e Urës së Dobreshit ndodhen në lumin e Erzenit, pranë pikës së inerteve dhe ka shërbyer në rrugën për të lidhur dy brigjet e lumit në fshatin Fikas dhe Dobresh. Ajo është një urë e periudhës otomane në rrugën që lidhte Krujën me Elbasanin. Nga ura e vjetër ruhen vetëm disa nga këmbët, kurse shpatullat e saj janë të shkatërruara, mendohet që kjo urë duhet të jetë e Sulejman Pashë Bargjinit (Mulletit), në fillim të shek. XVII.