Ura e Dragotit
Appearance

Ura e Dragotit gjendet mbi lumin Vjosa në Shqipëri. Është një urë e varur me kapriata metalike në formë harku. Ka përmasa: 114m gjatësi dhe 8m gjerësi. Rruga ka gjerësi 5m. Ndërsa parapetet janë nga 1.50 m të gjera dhe janë konstruksion metalik. U ndërtua në vitin 1936 nga firma Italiane ANASALDO, me fondet e Qeverisë shqiptare.
Ura është shpallur Monument Kulture i Kategorisë II[1].
- ^ "Ura metalike e Dragotit". Visit Gjirokastra. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2021. Marrë më 5 dhjetor 2021.