Jump to content

Ura e Goricës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e Beratit

Ura turke e Goricës ndodhet në qytetin e BeratitShqipëri. Ura e Goricës është një nga më të vjetrat në vend, njëkohësisht llogaritet dhe monument kulturë. Ura është ndërtuar që në shekullin XVIII. Ajo ka qenë fillimisht prej druri. Më pas, në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Sipas dokumentacioneve të shkruara arkivore, Ura pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Siç mund ta dini, lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Është i lartë deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.

Më 1927 ndërtimi i urës iu besua nga qeveria e asaj kohe një ndërtuesi të ri nga Italia i cili pasi kreu punimet vetëm për njërën këmbë të urës, nga mungesa e eksperiencës nuk po vazhdonte më tej në ngritjen e harqeve të urës.Në këtë kohë këtij inxhinieri i shkoi në ndihmë mjeshtri oparak Hamza Molla nga fshati Gjonbabas (Korçë) për ndërtimin e harkut të parë të urës.I befasuar nga zotësia e mjeshtrit, inxhinieri kërkoi që t'ia besonte ndërtimin e urës dhe vetë të largohej në Itali. Ai i rekomandoi që kjo punë t'i besohej kryemjeshtrit Mahmut Belul Lekasi, i cili së bashku me Hamzain dhe mjeshtër të tjerë nga Opari e përfunduan ndërtimin e urës brenda vitit 1927.