Jump to content

Ura e Velabishtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e Velabishtit
Ura e Velabishtit is located in Earth
Ura e Velabishtit (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaBerat, Shqipëri
Koordinatat40°42′52″N 19°59′21″E / 40.714381°N 19.989086°E / 40.714381; 19.989086
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësGJ001
TipologjiaUrë

Ura e Velabishtit është ndërtuar në mesin e shekullit të 18-të nga Ismail Pashë Velabishti, sundimtar i sanxhaqeve të Vlorës dhe Delvinës deri në vitin 1764. Kjo Urë ndodhet prara qytetit të Beratit dhe lidh këtë qytet me zonat përreth. Monumenti i ndërtuar me gurë gëlqerorë ka një arkitekturë simetrike me tre harqe, dy dritare shkarkuese dhe një kurriz në kyçin e qemerit kryesorë. Në qendër të kompozimit ndodhet qemeri me hapësirë drite 11 m, në formë segmenti rrethor. Në bregun e djathtë ndodhet një qemer më i vogël i tipit shigjetë, ndërsa në bregun e majtë një qemer tjetër çerek rrethor

Fillimisht pjesa kaluese e urës ka qenë e pjerrët. Kjo pjerërrësi është zbutur gjatë kohës duke e mbushur kalldrëmin në të dyja pjesët e brigjeve. Në kohën kur funksioni i saj filloi të rritej, dhe nga një urë karvanesh u shndërrua në urë për kalimin e automjeteve, u zmadhua edhe gjerësia e saj. Në gjendjen e sotme ura e Velabishtit është përshtatur për trafik automjetesh të tonazheve të ndryshme, kalimi i shpeshtë i të cilëve ka shkaktuar prishjen e monumentit. Gjendja fizike e urës nuk është e mirë dhe shpesh përdoret nga banorëve e zonës si vend për grumbullimin e mbeturinave.