Urbanistika në ekonominë e tregut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urbanistika në ekonominë e tregut
Kopertina e librit.
AutorEds. Kenneth K. Baar
Dorina Pojani
Titulli origjinalUrbanistika në ekonominë e tregut
PërkthyesDorina Pojani, Albana Vuji
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
TemaUrbanistika në botë dhe Shqipëri
BotoiSh.B. Dita 2000 sh.p.k
Faqe425
ISBNISBN 99943-612-6-0

Urbanistika në ekonominë e tregut është një libër mbi urbanistikën edituar në vitin 2004 nga Kenneth K. Baar dhe Dorina Pojani

Ku gjendet: librari Albania, Libri Universitar; Cmimi: 1300 Lek

Permbajtja sipas kopertinës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot qytetet duhet të gjejnë mënyrën për të ndërtuar infrastrukturë të përshtatëshme, për të udhëhequr dhe kontrolluar zhvillimet private, për të plotësuar nevojat për transport, për të përballuar trafikun automobilistik dhe për të mbrojtur mjedisin. Këto probleme urbane janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë mjaft mbi cilësinë e jetesës së popullsisë. Ky libër ka si qëllim të prezantojë lexuesin shqiptar me mënyrën si konceptohen këto probleme nga arkitektët dhe urbanistët e vendeve të ndryshme demokratike me ekonomi tregu. Ky libër nuk pretendon të japë zgjidhje për problemet urbane në Shqipëri. Përkundrazi, synimi i tij është t’i bëjë arkitektët, urbanistët, ndërtuesit dhe studentët shqiptarë t’i shohin problemet urbane, karakteristike për ekonominë e tregut, me një këndvështrim të ri. Ky libër është një përmbledhje shkrimesh nga urbanistë të vendeve të ndryshme të botës. Disa kapituj janë shkruar nga editorët e librit. Libri është ndarë në disa pjesë, të cilat bëjnë fjalë për urbanistikën në vendet perëndimore, urbanistikën në vendet ish-komuniste, transportin urban, mbrojtjen e mjedisit, pjesëmarrjen e publikut në çështjet e urbanistikës, decentralizimin e qeverisjen vendore dhe vendbanimet e paligjshme.

Rreth editorëve (sipas kopertinës)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kenneth K. Baar është jurist dhe urbanist nga Bërklli (Berkeley), Kaliforni. Ai ka mbrojtur doktoraturën (Ph.D.) në urbanistikë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles (University of California, Los Angeles) dhe është diplomuar në jurisprudencë në Kolegjin e Drejtësisë Hastings, Universiteti i Kalifornisë në San Fransisko (Hastings College of Law, University of California, San Francisco). Në fillimin dhe fundin e viteve ‘90, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin e Shkencave Ekonomike në Budapest. Në vitet 2002-2003, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin Politeknik në Tiranë në kuadrin e programit Fullbrajt (Fulbright) organizuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Pjesa më e madhe e punës për këtë libër është kryer gjatë periudhës së përfshirjes në këtë program. Artikujt e tij rreth problemeve urbane janë publikuar në Shtetet e Bashkuara, Hollandë, Hungari, Itali, Sërbi dhe Spanjë.

Dorina Pojani është diplomuar si arkitekte në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik, Tiranë. Aktualisht, ndjek programin pasuniversitar Master në Urbanistikë në Universitetin e Sinsinatit, SHBA (University of Cincinnati).

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]