Jump to content

Urdhri "Lavdi nënës"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urdhëri "Lavdi nënës"

Me urdhrin "Lavdi Nënës" dekorohen nënat që kanë lindur, rritur dhe edukuar 4 deri më 7 fëmijë me frymën e patriotizmit socialist me dashurinë për punën, me ndjenjë për të vënë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak dhe që janë aktivistë e kanë arritje të mira në punë.

Ky urdhër u jepet nëpnave kur fëmijët janë të gjallë dhe më i vogli ka mbushën moshën një vjeç. Fëmijët që kanë rënë dëshmorë në Luftën Nacionalçlirimtare ose janë zhdukur për këtë shkak dhe nuk kanë qenë me qëndrim të keq politik, si edhe ata që kanë vdekur në krye të detyrës për interesin e përgjithshëm, llogariten sikur të ishin të gjallë.

Urdhri "Lavdi Nënës" ka tri klasa: I, II, III.

Urdhri "Lavdi Nënës" i klasit I u jepet nënave që kanë lindur, rritur dhe edukuar mirë 7 fëmijë.

Urdhri "Lavdi Nënës" i klasit II u jepet nënave që kanë lindur, rritur dhe edukuar mirë 6 fëmijë.

Urdhri "Lavdi Nënës" i klasit III u jepet nënave që kanë lindur, rritur dhe edukuar mirë 4-5 fëmijë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]