Jump to content

Urdhri "Për mbrojtjen e Atdheut Socialist"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urdhri "Për mbrojtjen e Atdheut Socialist" u jepet oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve, aktivë dhe rezervistë, policëve, njësive, reparteve e nënreparteve të Ushtrisë Popullore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore dhe çdo shtetasi, të cilët, në rast agresioni ose provokacioni në shkallë të gjerë kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shquhen për aftësi komandimi, për zbatim të shkëlqyer të detyrës së posaçme ushtarake të ngarkuar, për përdorim të shkëlqyer të teknikës luftarake ose kryejnë vepra të guximshme trimërie e vetëmohimi për zmbrapsjen e sulmeve të armikut.

Urdhri "Për mbrojtjen e Atdheut socialist" ka tri klasa: I, II, III.

Urdhri "Për mbrojtjen e Atdheut socialist" u jepet edhe shtetasve të tjerë që, megjithëse nuk përfshihen n forcat e armatosura, marrin pjesë drejtpërsëdrejti në luftime dhe kryejnë vepra trimërie ose shquhen për ndihmën e rëndësishme që i japin Ushtrisë Popëullore, forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Forcave Vullnetare të vetëmbrojtjes Popullore në rast lufte e përpjekjesh për mbrojtjen e Atdheut socialist.