Urdhri dhe Medalja "Naim Frashëri"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Urdhri dhe Medalja "Naim Frashëri" u jepet arsimtarëve të institucioneve parashkollore, tetëvjeçare, të mesme e të larta dhe kuadrove mësimore-edukative të institucioneve të tjera arsimore, të konvikteve etj., si edhe punonjësve të institucioneve artistike, kulturore e shkencore; punonjësve të kulturës, shkrimtarëve, kritikëve, gazetarëve, kompozitorëve, dirigjentëve, instrumentistëve, regjisotërve të teatrit të operës e të baletit, të kinematografisë e të estradës, baletmaestrave, këngëtarëve e valltarëve popullorë dhe aktorëve e artistëve të të gjitha gjinive, punonjësve të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë për punë dhe arritje shumë të mira në fushën e arsimit për edukimin e brezit të ri, në përpunimin dhe në zbatimin e metodave pedagogjike, në zhvillimin dhe përhapjen e diturisë për edukimin komunist të punonjësve dhe në veprimtarinë kulturore-artistike, për zhvillimin ideoartistik të artit tonë; për vepra shumë të çmuara në lëmin e arsimit, të kulturës, shkencës, letërsisë, artit dhe gazetarisë; për punë shumë të mirë krijuese dhe për merita të veçanta drejtimi e organizimi.

Urdhri "Naim Frashëri" ka tri klasa: I, II, III.