Urdhri dhe Medalja "Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urdhëri për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes

Urdhri dhe Medalja "Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes" u jepet oficerëve, nënoficerëve, nxënësve e studentëve të shkollave ushtarake, ushtarëve, aktivë e rezervistë dhe policëve, të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore, rinisë shkollore të armatosur, njësive, reparteve e nënreparteve dhe institucioneve ushtarake:

për merita të veçanta, aftësi të shquara organizative në drejtimin e njësisë, repartit, nënrepartit e institucionit dhe përparime shumë të mira për vënien në jetë të vijës ushtarake të Partisë, duke shënuar arritje të larta në përvetësimin e programit të përgatitjes politiko-luftarake dhe të atij tekniko-profesional;

për punë veçanërisht të shquar për zbërthimin e zbatimin e Artit Ushtarak mbi Luftën Popullore, gjë që ka ngritur më lart forcimin e gatishmërisë së përhershme luftarake e revolucionare dhe aftësinë mbrojtëse të Atdheut.

Për punë veçanërisht të kujdesshme dhe përparime shumë të mira për plotësimin në sasi e cilësi të punimeve fortifikuese mbrojtëse dhe për administrimin e vlerave materiale e monetare në njësinë, repartin, nënrepartin e institucionin, që drejton (ku punon).

Urdhri "Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes" ka tri klasa: I, II,III.