Urdhri dhe Medalja "Për vepra trimërie"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urdhri dhe Medalja "Për vepra trimërie" u jepet oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve aktivë e rezervistë e policëve të Forcave të Armatosura dhe shtetasve të tjerë për vepra trimërie, për udhëheqje të guximshme, për zotësi të treguar në udhëheqjen e reparteve e nënreparteve ushtarake në fushën e luftës, në ruajtjen e kufirit shtetëror dhe të rendit shoqëror, në luftë me diversantët, spiunët dhe armiqtë e tjerë të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.