Urdhri dhe medalja "Për punë të shquar në miniera dhe në gjeologji"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Urdhëri "Për punë të shquar në miniera dhe gjeologji" (Klasi III)

Urdhri dhe Medalja "Për punë të shquar në miniera dhe në gjeologji" u jepet punonjësve të naftës, të minierave të metalurgjisë e të gjeologjisë, punonjësve të aparatit të Ministrisë së Industrisë e të Minierave, ndërmarrjeve, uzinave, fabrikave, institucioneve të kërkimeve, brigadave, grupeve të punonjësve, ekspeditave etj., që dallohen në mënyrë të veçantë për arritje të larta në prodhim e në kërkimet gjeologjike dhe për merita të veçanta organizimi e drejtimi, për zhvillimin e revolucionit tekniko-shkencor, për shfrytëzim të plotë të makinerisë dhe për mirëmbajtjen e pasurisë socialiste.

Urdhri "Për punë të shquar në miniera dhe gjeologji" ka tri klasa: I, II, III.