Urdhri i Punës dhe Medalja e Punës
Appearance
"Urdhri i Punës" dhe "Medalja e Punës" u jepet kryesisht punonjësve të prodhimit, rretheve, qyteteve, institucioneve, ndërmarrjeve, fabrikave, sektorëve, kantiereve, brigadave, grupeve të punonjësve etj., që dallohen nëmënyrë të veçantë në punën për ndërtimin socialist të vendit, për forcimin e aftësisë mbrojtëse të vendit, për arritje e rendimente të larta në prodhim, për merita të veçanta drejtimi e organizimi, për zhvillimin e mëtejshëm të revolucionit tekniko-shkencor, për shpikje dhe racionalizime me rëndësi të madhe, për kujdes shumë të madh për shfrytëzimin e makinave dhe për ruajtjen e pasurisë socialiste.
"Urdhri i Punës" ka tri klasa: I, II, III.