Jump to content

Ushtrimet e karakterit subjektiv dhe objektiv në testet e hartuar nga mësuesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Testet e hartuar nga mësuesi dhe rëndësia e tyre

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Testet e hartuar nga mësuesi kërkojnë domosdoshmërisht një shkallë gjithnjë në rritje të njohurive dhe kompetencave të mësuesve, vecanërisht mësuesve të angazhuar rishtazi në ushtrimin e profesionit. Kjo sepse testet duhet të kryejnë funksionin e tyre në procesin e vlerësimit të të nxënit në mënyrën më të mirë e më cilësore të mundshme. Për më tepër vlerësimi i të nxënit është një ndër standartet profesionale të formimit të përgjithshëm dhe të formimit lëndor të mësuesit në sistemin arsimor parauniversitar[1], ku ndër treguesit qw demonstrojnw arritjen e tij përcaktohet se mësuesi duhet të zbatojë teorinë dhe praktikat e hartimit të testeve e të përpunimit statistikor të tyre. Dy janë kategoritë kryesore e më të përdorshme të kërkesave/ushtrimeve në testet e ndërtuar nga mësuesi: ushtrimet ese ose të formatit subjektiv dhe ata të formatit objektiv.

Ushtrimet e karakterit/formatit subjektiv

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushtrimet e formatit subjektiv (ese) mund të jenë dy llojesh: më përgjigje të kufizuar dhe me përgjigje të zgjeruar. Ushtrimet me përgjigje të kufizuar janë të orientuar në një kategori informacioni specifik, ndërsa ata me përgjigje ë zgjeruar u krijojnë nxëënsve më shumë mundësi të shprehen lirshëm dhe t’a formulojnë përgjigjen ashtu si ata e mendojnë.

Nisur nga ky dallim që në konceptimin e tyre, vlerësohet[2] se ushtrimet me përgjigje të kufizuar mundësojnë më së shumti matjen e rezultateve të të nxënit në nivelet taksonomike të të kuptuarit, zbatimit dhe analizës, ndërsa ushtrimet me përgjigje të zgjeruar i lejojnë nxënësit të demonstrojë aftësinë e tij për të rikujtuar njohuritë, për të vlerësuar, për të organizuar idetë dhe për t’i prezantuar ato në në një mënyrë koherente dhe logjike, duke mundësuar kështu më së shumti zhvillimin dhe vlerësimin e aftësisë sintetizuese dhe vlerësuese të nxënësit.

Është e rëndësishme që të mbahen parasysh disa këshilla të vlefshme  gjatë konceptimit apo hartimit të ushtrimeve të karakterit/formatit subjektiv, të tilla si:

-         kërkesa e formuluar të reflektojë atë cka është trajtuar në orët e mesimit dhe atë cfarë nxënësit e kanë në materialet e tyre

-         të paramendohet niveli i të menduarit që duhet të përdorin apo të arrijnë nxënësit;

-         kërkesat të formulohen në mënyrë të tillë që  të nxitet origjinaliteti i mendimit  nëpërmjet vënies përballë situtave të reja;

-         kërkesa të formulohet  sa më qartë e në mënyrë të mirëpëcaktuar.[3]

Ushtrimet e karakterit/formatit objektiv

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ushtrimet e formatit objektiv ndërtohen në mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm duke qenë të pavarur nga njëri tjetri arrijnë në përfundime të njëjta duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta. Kategoritë më të përdorshme të ushtrimeve të këtij formati janë ushtrimet me plotësim apo përgjigje të shkurtër; ushtrimet me pergjigjigje alternative; ushtrimet me kombinim dhe ushtrimet me alternative të shumta. 

Nga studjuesit e fushës së psikologjisë së edukimit, ofrohen këshilla specifike të konceptuara për secilin prej llojeve të ushtrimeve ku ndër më kryesoret janë[4]:

-         të testohet për njohuri të rëndësishme që i shërbejnë formimit të nxënësit;

-         pyetja të fomulohet në përputhje me moshën  e nxënësve dhe qëllimin e testit,

-         kërkesa të formulohet sa më qartë për të mos lënë vend për disa përgjigje të sakta,

-         të sigurohet homogjeniteti kuptimor dhe gramatikor në ushtrimet ku kjo është thelbësore,

-         të shmanget marrja e fjalive të gatshme nga teksti mësimor për t’i konvertuar në ushtrime

-         të shmangen formulimet gramatikore që shërbejnë si tregues për përgjigjen e saktë;

-         të shmangen pjesëzat mohuese  si pjesë e kërkesës/ushtrimit, etj.

Dallime esenciale midis ushtrimeve të formatit subjektiv dhe atyre të formatit objektiv

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke ballafaquar ushtrimet e formatit subjektiv me ata të formatit objektv konstatohen dallime midis tyre përsa u përket:

-         rezultateve të të nxënit që masin;

-         vështirësisë në hartim;

-         gjerësisë së materialit që kontrollohet nëpërmjet tyre;

-         vërtetësisë së rezultatit që arrin nxënësi dhe mundësisë që krijojnë për të supozuar;

-         vështirësia e shpejtësia e korrigjimit;

-         ndikimi në mënyrën e përgatitjes dhe zakonet e studimit të nxënsit dhe

-         besueshmëria[5].



[1]Standartet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm dhe të Formimit lëndor të Mësuesit në Sistemin Arsimor Parauniversitar,2020,  www.ascap.edu.al/standardet-profesionale-te-formimit-te-pergjithshem-te-mesuesit/

[2] Mehrens.W.A., Lehman.I.J. Measurement and evaluation  in education and psycology (fourth edition), Harcourt   

 Brace College Publishers 1991, USA

[3] Elliot. S.N., Kratochwill.Th.R., Littlefield. L., Travers.J.F. Eductional psychology, Brown and Benchmark

 Publishers , 1996, USA

[4]  Koka (Karaguni) M., Disa kritere që duhen mbajtur parasysh në hartimin e testeve në Studime albanoogjike viti IV (5), UT/FHF, 1999/1

[5] Mehrens.W.A., Lehman.I.J. Measurement and evaluation  in education and psycology (fourt edition), Harcourt Brace College Publishers 1991, USA