Jump to content

Uzina Enver në Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina Enver në Tiranë ose Ndërmarrja shtetërore e riparimit të autoveturave e të kamionëve (NSHRAK) ishte uzina e parë dhe pioniere e industrisë mekanike, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U krijua në mars 1948 me disa makineri të grumbulluara nga ofiçinat e vogla private. Ka prodhuar pjesë këmbimi për nevojat e degëve të ndryshme të industrisë, të ndërtimit etj, si dhe pjesë këmbimi për automjete dhe traktorë, që ishin prodhimet kryesore të saj. Në periudha të caktuara ka prodhuar edhe disa lloje makinash dhe veglash bujqësore, pajisje për ndërtimin dhe degë të tjera të ekonomisë. Këtu janë prodhuar edhe hidroturbina e parë për HEC e fshatrave, motori i parë dizel «Shqiponja» për energji elektrike, për motopompa dhe për mullinj mielli, konvertitori i parë i vogël «Besemer» për kthimin e gizës së lëngët në çelik, e para furrë elektrike induktive për shkrirje metalesh etj. Uzina ka ndihmuar gjithë industrinë mekanike me punëtorë të kualifikuar dhe me kuadro, duke u kthyer në një shkollë të vërtetë. Nga gjiri i saj janë shkëputur disa reparte e sektorë që janë kthyer në uzina më vete si uzina mekanike Dinamo. Në vitet 1953, 1956, 1963, 1978 është zgjeruar e plotësuar me reparte të reja, duke rritur llojet dhe vëllimin e prodhimit e duke përsosur teknologjinë. Ishte pjesë përbërëse e Kombinatit të Autotraktorëve «Enver Hoxha», që më kriiimin e tij.