Uzina Partizani në Tiranë
Uzina Partizani në Tiranë, ish uzinë mekanike shqiptare e specializuar për prodhimin e enëve të kuzhinës dhe të pajisjeve shtëpiake metalike. Është ngritur më 1958 mbi bazën e një koop. të artizanatit që gjatë viteve 1947-1958 prodhonte veg-la pune për bujqësinë, vegla të imta ndërtimi si dhe enë kuzhine prej alumini. Më 1967 u bë rikonstruksioni i uzinës dhe u ndërtua reparti i ri i emalimit. Uzina Partizani prodhonte lloje të ndryshme enësh kuzhine, sobash prej llamarine të emaluar, si dhe makina larëse gjysmautomatike, kryesisht me përpunim plastik të llamarinave. Një pjesë e prodhimit sidomos enët e emaluara eksportoheshin. Nga U. P. ishin shkëputur disa reparte të cilat ishin kthyer në uzina prodhimi pajisjesh, orendish e objektesh metalike, si uzina «Dajti», uzina «Tirana» (që prodhonte edhe biçikleta, karroca fëmijësh etj.) si dhe Uzina e Veglave Bujqësore në Tiranë.