Uzina e Instrumenteve Abrazive, Tiranë
Appearance
Uzina e Instrumenteve Abrazive, Tiranë ishte uzinë për prodhimin e mjeteve, lëndëve dhe instrumenteve gërryes. U vu në shfrytëzim më 1980, e projektuar dhe e ndërtuar plotësisht me forcat e veta. UIA prodhonte shumë lloje instrumentesh gërryese prej materialesh të ndryshme me lidhës qeramike ose bakeliti me përmasa e trajta të ndryshme, si instrumente gërryese të sheshta, konike, unazore, cilindrike, sferike, katrore etj. Plotësonte nevojat kryesore të vendit dhe rreth 90% të prodhimeve ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare.