Jump to content

Uzina e Lëndëve Plastike Lushnje

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e Lëndëve Plastike, Lushnje ishte uzina më e madhe për prodhimin e lëndëve plastike prej kloruri të polivinilit, e vënë në shfrytëzim më 1976. Lënda e parë bazë ishte rrëshira e klorurit të polivinilit, që prodhohej në Uzinën e Sodës dhe PVC në Vlorë. Prodhonte thasë ambalazhi, fletë me gjerësi deri 4 m për mbulimin e serrave me ngrohje diellore, tuba të fortë me diametër deri 250 mm që duronin trysni deri 6 atm e ato përdoreshin kryesisht për ujitje në bujqësi, pllaka të buta e të forta, artikuj për përdorim të gjerë (linoleum, mushama shiu, mbulesa tryeze, tekstile të veshura me PVC). Prodhonte gjithashtu kokrriza PVC të forta e të buta, për nevoja të ndërmarrjeve të tjera.