Jump to content

Uzina e bakrit Kukës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e bakrit Kukës është e para uzinë e rëndësishme e projektuar dhe ndërtuar plotësisht me forcat e veta më 1962-1965, që prodhon bakër blister. U ndërtua pranë vendburimit të xeherorëve të pasur të bakrit të Gjegjanit. Bën shkrirjen e drejtpërdrejtë të xeherorit të bakrit dhe ië aglomeratit të prodhuar nga pjekja e pluhurave të xeherorit dhe të pluhurave të mbledhurs në sistemet e pluhurkapjes. Jep si prodhim përfundimtar bakër blister me 99-99,5% bakër që derdhet në lingota, të cilat dërgohen për rafinim në uzinat e shkrirjes dhe të rafinimit të bakrit në Rubik e Laç.