Uzina e gozhdëve dhe e bulonave Kavajë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e gozhdëve dhe e bulonave Kavajë uzinë që prodhon elementë lidhës metalikë. U vu në shfrytëzim më 1963, në fillim për prodhimin e gozhdëve dhe bulonave. Tani prodhon edhe vida druri, si dhe tela e rrjeta teli të zinguar dhe të pazinguar, lidhëse aktesh etj. Pas v.1982 me forcat e vetë uzinës janë projektuar dhe ngritur një varg linjash për përsosjen e teknologjisë dhe për prodhimin e artikujve të rinj.