Jump to content

Uzina e instrumenteve "Petro Papi" Korçë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e instrumenteve "Petro Papi" në Korçë ishte uzinë mekanike për prodhimin e instrumenteve, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U vu në shfrytëzim më 1969. Prodhonte 70 tipa instrumentesh me mbi 1200 tipa përmasash, si instrumente metalprerëse (për shpim vrimash, për filetim, për frezim, për çarje dhëmbësh etj.) instrumente matës (kalibra, mikrometra etj.), instrumente axhusterie e vegla dore (lima, sharra për fnetal, pinca, çelësa fiks e të regjistrueshëm), si dhe forma e stampa për industrinë, etj. UIK i dyfishoj llojet e prodhimeve të parashikuara në projekt, një pjesë e të cilave eksportoheshin. Me forcat e veta kishte prodhuar makina speciale të një shkalle të lartë përpikëmrie, ishin ngritur linja e tërheqjes dhe e petëzimit të çeliqeve instrumentale, dhe ajo e prodhimit të instrumenteve me derdhje.