Uzina e prodhimeve të azotuara "Gogo Nushi" në Fier
Uzina e prodhimeve të azotuara "Gogo Nushi" në Fier uzinë kimike shqiptare që prodhonte produkte të azotuara, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U krijua me bashkimin e uzinës së nitratit të amoniumit (1967) dhe uzinës së uresë (1976).
Prodhimi kryesor ishin plehrat e azotuara për bujqësinë. Prodhonte: nitrat amoniumi iNILNQme 34% azot që përdoret si pleh kimik për bcjqësinë dhe si gjysmë produkt për qëHime të tjera kimike, ure CO(NH2)2 me 46% azot që përdoret si pleh kimik për bujqësinë, si shtesë në ushqimin e kafshëve, si gjysmëprodukt për prodhimin e ngjitësve etj, amoniak sintetik (NH„) 99% që përdoret si gjysmëprodukt për prodhimin e nitratit të amoniumit, uresë dhe acidit nitrik, në industrinë e prodhimit të sodës, në veçimin e nikel-kobaltit nga xeherori i hekurit në metalurgji, në sistemet e ftohjes, në prodhimin e ujërave amoniakore etj, acid nitrik (HN03 53%) që përdoret si gjysmëprodukt për prodhimin e nitratit të amoniumit, si dhe për qëllime të tjera industriale, acid nitrik (HN03 65%) për qëllime laboratorike, nitrat natriumi (NaN03) që përdoret në industrinë e qelqit, në industrinë mekanike etj, protoksid azoti (N20)që përdoret si lëndë narkotike në kirurgji. Si lëndë të parë përdorte gazin metan dhe airin atmosferik. Prodhimi mbështetej në një teknologji të përparuar.